Drafti në Kuvend, reagon PD

Shqipëria

Drafti në Kuvend, reagon PD

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 17:07
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka reaguar sot për vendimin e dërgimit në Kuvend për miratim për draftin e reformës në drejtësi.

“Dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese, është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqëror në vend. I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3-vjeçar, Edi Rama kërkon kapjen me çdo kusht të drejtësisë për të garantuar paprekshmërinë e tij dhe të bandës që e rrethon. Kjo manovër do dështojë me turp”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Në deklaratë më tej thuhet se rruga e vetme për një reformë në drejtësi që ndëshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin është zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.

“Çdo tentative për të trafikuar qoftë dhe një mandat të vetëm opozitar me paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar do të rezultojë në djegien e mandateve opozitare si hapi i parë drejt përvëlimit të parlamentit ilegjitim që do të jetë edhe përgjigja e merituar e popullit nda j një qeverie që i hap atij luftë, me çdo mjet që siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit”, thuhet në fund të deklaratës. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat