Vrasjet në Orlando, në favor të Trump-it

Amerika

Vrasjet në Orlando, në favor të Trump-it

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 16:46
Orlando, Florida

Tragjedia e Orlandos, në të cilën humbën jetën 49 persona ka ndikuar pozitivisht në fushatën e kandidatit republikan për president, Donald Trump, i cili së fundmi ka ngushtuar diferencën me rivalen e tij demokrate, Hilary Klinton.

Në bazë të një sondazhi të realizuar nga agjencia e lajmeve ‘Reuters’, përpara sulmit tragjik, ish-sekretarja e Shtetit kishte një avantazh prej 14.3 % ndaj miliarderit, shifër e cila është ngushtuar në 10.7%.

Në këtë mënyrë, mbështetja për Trumpin është rritur nga 41.9% në afro 45%. Republikani ka thënë gjatë fushatës se do të bllokojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara për emigrantët myslimanë.

Ish-sekretarja e shtetit dhe miliarderi janë shpallur paraprakisht fitues në rang partiak, por për të zyrtarizuar nominimin e tyre ata do të duhet që të presin deri në konventat e partive.

Ekspertët kanë deklaruar se çdo ngjarje e njëjtë apo e ngjashme me sulmet e Orlandos pritet të rrisë edhe më tej mbështetjen për Trump.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat