Shëndetësia, sektori më i korruptuar në vend

Maqedonia

Shëndetësia, sektori më i korruptuar në vend

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 15:31
Ilustrim

Shëndetësia publike po korruptohet gjithnjë e më shumë si pasojë e interesave të ndryshme të partnerëve biznesor të elitës politike në vend. Sipas Jordan Shishovskit nga shoqata “Solidariteti” mangësitë e shumta në sistemin e shëndetësisë nxisin korrupsionin, gjë që u dëshmua edhe në hulumtimet e fundit ku mjekët kryesonin listën e ryshfetmarrësve.

“Konsideroj se kjo është problem në tërë sistemin dhe jo vetëm i mjekëve, i gjithë procesi është i dizajnuar në atë mënyrë që ta mundësojë korrupsionin. Unë mendoj se qëllimisht po korruptohet shëndetësia publike me qëllim që dikush prej kësaj të përfitojë, e kam fjalën për partnerët biznesor të elitave politike, kjo shihet shumë qartë.
Shëndetësia Publike është e jona dhe ne meritojmë shëndetësi kualitative meqë paguajmë edhe për atë”, tha Jordan Shishovski, Shoqata“ Solidariteti”.

Për disa qytetarë të anketuar nga Alsat-M korrupsionin e nxisin vetë qytetarët të cilët u ofrojnë shpërblime shtesë punonjësve për kryerjen e shërbimeve të caktuara. Megjithatë një pjesë e tyre mendojnë se kjo dukuri vjen si pasojë e mosfunksionimit të institucioneve në mënyrën e duhur.

“Unë mendoj se këtu problemi është tek qytetarët sepse çdoherë kur trokasin në dyert e spitaleve kanë diçka me vete në dorë, dhe jo se dikush ua kërkon atë. 4:16 deri sa nuk ndryshohet mënyra e të menduarit te qytetarët dhe në atë që mos kemi diçka me vete kur shkojmë në spitale, , nuk do ndryshohet kjo gjendje. Ata e kanë punë atë, dhe nuk bëjnë shërbim falas”.

“Në sektorin e shëndetësisë ka korrupsion edhe atë e din si. Por jo vetëm shëndetësia por të gjitha institucionet shtetërore, por këtu mendoj se problemi është tek komisioni për korrupsion i cili nuk funksion si duhet dhe i cili u shërben interesave të njerëzve të korruptuar”.

“Ajo është diçka që shihet, nuk ka koment këtu, për çfarëdo që të shkosh nëse nuk të kërkojnë ryshfet nuk të kryejnë punë. Për ndonjë çështje më të vogël nuk ka probleme, por po të kesh ndonjë zor është problem”.

Megjithatë Ministria e Shëndetësisë shprehet skeptike rreth rezultateve të hulumtimit të Fakultetit të Sigurisë të publikuar ditë më parë se pikërisht sektori i shëndetësisë është më i korruptuari në vend.

“Meqë ne si institucion nuk jemi bashkëpjesëmarrës të këtij hulumtimi , nuk mund të verifikojmë vërtetësinë e këtij hulumtimi e as ta mohojmë atë. Ne si Ministri e Shëndetësisë si Indikacion matës për korrupsion kemi ankesat e pacientëve që drejtohen në Inspektoratin shtetëror sanitar. Ju bëjmë lutje të gjithë pacientëve që rastet e tilla t’i paraqesin në organet kompetente me qëllim që ky fenomen të parandalohet”, deklaruan nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër Komiteti i Helsinkit punën e Komisionit anti-korrupsion në raportin e tij të fundit e cilësoi si mjaft pasiv dhe selektiv. Ndërkaq arsyeja kryesore e mosfunksionimit të organit kryesor për të luftuar korrupsion sipas tyre është përbërja e komisionit nga anëtarë jokompetentë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat