Bashkëpunëtori i Gruevskit “zbulon” me e-mail se si “komandohen” mediat pro-qeveritare!

Maqedonia

Bashkëpunëtori i Gruevskit “zbulon” me e-mail se si “komandohen” mediat pro-qeveritare!

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 22:46

Tekstet në një temë të njëjtë të mediave pro-qeveritare janë thuajse identike. Fjalitë janë të njëjta, fjalë për fjale në disa media. është e pamundur që redaktorët dhe gazetarët të kenë menduar njëjtë, dhe ta kenë ndarë nga lajmi 30-minutësh të njëjtin material 30-sekondësh.

Kjo media ka arritur deri te një e-mail i një bashkëpunëtori të ngushtë të Gruevskit drejtuar mediave pro-qeveritare, të cilat i përkrahin politikat qeveritare. Në atë e-mail janë ëprcaktuar saktë gjërat që duhet thënë e bërë, si dhe “anketa e rastësishme” që e lëvdon Qeverinë.

Pas hetimit se për cilin rast bëhet fjalë, u kuptua se fjala është për lëshimin në punë të rrugës në Komunën “Dollneni” më 14 gusht të vitit të kaluar. Të gjitha mediat kanë thuajse tekst të njëjtë, ngase të gjitha janë udhëhequr nga “kuzhina” e njëjtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat