Horoskopi, 17 qershor 2016

Life style

Horoskopi, 17 qershor 2016

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:19
Horoskopi

Dashi 21/3 - 20/4

Marsi për një pjesë të të dashuruarve ka qenë negativ, por duket se e ka përfunduar “misionin” e tij pengues. Beqarët duhet të tregohen të matur në hapat që do ndërmarrin.

Demi 21/4 - 21/5

Nëse do të vazhdoni të tregoheni të plogët, nuk do të bëni gjë tjetër veçse do të rëndoni pozicionin tuaj në raport me partnerin/en. Beqarët do kenë një ditë mbushur me takime.

Binjakët 22/5 - 21/6

Për ata që janë në një lidhje Mërkuri do të jetë në favorin e tyre. Beqarët do jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan. Financat do jenë të ekuilibruara.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Afërdita nga njëra anë dhe Marsi nga ana tjetër do t’i japin ditës së sotme një ritëm të lartë, në aspektin sentimental dhe profesional. Beqarët do zhgënjehen nga takimet. Buxhetin do e keni nën kontroll.

Luani  23/7 - 21/8

Gjatë ditës së sotme dita do të jetë e mirë përsa i përket marrëdhënies në çift. Po kështu edhe erosi. Beqarët do jenë striktë dhe do bëjnë hapa të menduar në përzgjedhjen e tyre. Financat nuk do jenë të këqija.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Pas një periudhe jo shumë të mirë po duken shenjat e para të një kthese pozitive. Në përmirësim janë edhe raportet me partnerin/en. Beqarët kanë mundësi për aventura. Buxheti do jetë i mirë.

Peshorja 24/9 - 23/10

Të lindurit e kësaj shenje që janë në një lidhje dashurie do të ndjehen si të çliruar. Beqarët më në fund do gjejnë personin që kanë pritur prej kohësh. Në planin financiar do merrni masa strikte.

Akrepi 24/10 - 22/11

Marsi që ju bën më dinamikë, por dhe të rrëmbyer. Kjo mund të ndikojë negativisht lidhur me marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Beqarët do preferojnë statusin që kanë. Kujdes në planin financiar.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Sot partneri/ja ka nevojë për ju. Beqarët do refuzojnë takimet, pasi nuk janë ende gati për ndryshimin e statusit. Financat do jenë goxha të mira.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Me kalimin e Marsit krahas Saturnit në shenjë do të keni mundësi për të ndjekur nga afër aktivitetin tuaj në planin sentimental. Beqarët nuk do të shmangin dot krijimin e një lidhjeje.

Ujori 21/1 - 19/2

Ndikimi i Jupiterit dhe Marsit ju bën të jeni disi të pavendosur, ndonëse partneri/ja ju jep shumë energji. Afërdita ju rizgjon në aspektin sentimental. Beqarët do kenë takime të shumta.

Peshqit 20/2 - 20/3

Planetët në qiellin tuaj do të ndikojnë për të shënjuar gjëra pozitive për ju të dashuruarit. Beqarët do kenë plot takime interesante, por duhet të tregojnë kujdes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat