Do luftojmë që t’i marrim 3 pikë në ndeshjen me Rumaninë

Sporti

Do luftojmë që t’i marrim 3 pikë në ndeshjen me Rumaninë

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 23:48
Andi Lila

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës menjëherë pas ndeshjes kundër Francës ku Shqipëria humbi në minutat e fundit 2:0, ka thënë se rrënqethet nga ky moment.

“Ne luftuam për 90 minuta por fati nuk ishte me ne. Jam shumë i mërzitur, e i falënderoj shumë çunat. Zoti nuk deshi që ne të marrim rezultat pozitiv, e meritonim sepse dhamë gjithçka. Edhe tifozët ishin motiv i jashtëzakonshëm për ne”.

Lila, ka thënë që Shqipëria duhet me patjetër të fitojë kundër Rumanisë në ndeshjen e ardhshme.

“Shumë respekt për Rumaninë, ne do të luajmë për fitore, ne kemi ëndrrën tonë, unë kam shumë besim sepse Shqipëria është në gjendje që të bëjë gjëra më të mëdha, sepse ka treguar, ne kemi ardh deri këtu, por do të luftojmë për gjithçka që t’i marrim tri pikë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat