Sot qyteti i Gjilanit shënon ditën e çlirimit. Ditë që nuk do të harrohet aq lehtë. Ditë që erdhi me fitoren e luftës së drejtë të dëshmorëve tanë të lirisë. Ata janë pjesa më e meritura e popullit. Falë gjakut të tyre, erdhi liria e pritur kaherë. Andaj, për nder të kësaj dite të rëndësishme janë paraparë një varg aktivitetesh kulturore, sportive. Të martën veç kanë defiluar shumë ansamblet të ndryshme. Gjilan, e gëzofsh ditën e çlirimit!
I pari i Komunës, Lutfi Haziri ka bërë të ditur agjendën e ditëve të lirisë në Gjilan. “Pas dhjetëra aktiviteteve pesë ditore në shënim të Ditëve të Lirisë, të mërkurën, Ditën e Çlirimit të Gjilanit e shënojmë fillimisht me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në ora 9:00, për të vazhduar me seancën solemne (10:00), shpalljen e më të dalluarve në sport (11:00), koncertin festiv për fëmijë (12:00), shpalljen e më të dalluarve në sektorin e rinisë (13:00), e shpalljen e fituesit të çmimit letrar “Beqir Musliu” (14:00). Shënimi i Ditës së Çlirimit kulmon me natën e dytë të festivalit “Gurra Popullore” (18:00). Të festojmë së bashku për Gjilanin” ka shkruar Haziri derisa ka uruar gjilanasit.
Andaj, të martën ka nisur nata e parë e festivalit “Gurra popullore”, e cila edhe simbolizon fillimin e ditëve të lirisë. Pra, Urime, për ditën e çlirimit, Gjilan!/T. Selimi