Debakël i Golden State

Basketboll

Debakël i Golden State

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 16:37
Cleveland-Golden State

Cikloni nga Ohio shkatërron ëndrrën e Golden State për t’i mbyllur llogaritë e finales së NBA në ndeshjen e pestë. Kampionët në fuqi u dorëzuan në shtëpi përballë Cleveland dhe dyshes LeBron James-Kyrie Irving që shënuan nga 41 pikë secili për suksesin e pabesueshëm 112-97. Cleveland e ngushtojnë disavantazhin në 3-2 dhe kanë mundësinë që në ndeshjen e radhës në fushën e tyre, të barazojnë llogaritë për ta çuar sfidën finale në ndeshjen e shtatë. Mbreti LeBron nxorri nga repertori një performacnë fantastike me 41 pikë, 16 ribaunde dhe 7 asiste, ndërsa në kampin e luftëtarëve, ajo që ra në sy ishte mungesa e përqëndrimit dhe ekujlibrit ku padyshim ndikoi edhe mungesa e të skualifikuarit Draymond Green. Mbrëmja nisi në mënyrën më të keqe për Golden State që humbi mbrojtësin Andrew Bogut për shkak të një dëmtimi, ndërsa Klay Thompson me 37 pikë dhe Curry me 25 nuk arritën ta mbanin në lojë skuadrën e tyre që duhet të shtyjë takimin me titullin. Cleveland triumfoi pasi Irving dhe James bënë gjithçka mirë në sulm të pandikuar nga vërshëllimat e publikut sa herë ata kapnin topin. LeBron dominoi në “Oracle Arena” falë përqëndrimit duke zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij, madje me 41 pikët e shënuara ai hyn në klasifikimin e 9 shënuesve më të mirë të fazës play off, duke parakaluar Magic Johnson. Ndeshja nisi me një ritëm shumë të lartë ku Golden State e mbylli periodën e parë në avantazhin e tre pikëve por me kalimin e minutave Irving nisi dominimin edhe pse Thompson e mbylli pjesën e parë me 18 pikë. Dëmtimi i Bogut shtoi dhimbjen e kokës për trajnerin Kerr dhe Cavaliers thelluan avantazhin 93-84 në fund të periodës së tretë për të mos lëshuar më terren në betejën e pestë që do të pasohet nga një tjetër sfidë në Ohio ku skuadra vendase do të kërkojë të qëndrojë në lojë, ndërsa Golden State me të rikthyerin Green ka një tjetër match piont për të mbyllur llogaritë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat