Berisha: Rama administrator i FB të Rroshit!

Shqipëria

Berisha: Rama administrator i FB të Rroshit!

Më: 13 qershor 2016 Në ora: 22:16
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të kryetari i bashkisë se Kavajës Elvis Roshi me urdhër të Prokurorisë.

Berisha ka thënë se pas arrestimit të Rroshit për fshehjen e pesë dënimeve për pesë krime dhe përdorimin e pesë emrave në Itali, Zvicër dhe Shqipëri, Edvin Shullazi, që betohej publikisht për ndershmërinë dhe integritetin e kriminelit të tij, shkruan tani në FB e Rroshit statusin e radhës "fajin e ka Berisha"

“Rama administrator i FB te Rroshit!
Te dashur miq, pas arrestimit te Rroshit per fshehjen e pese denimeve per pese krime dhe perdorimin e pese emrave ne Itali, Zvicer dhe Shqiperi, Edvin Shullazi, qe betohej publikisht per ndershmerine dhe integritetin e kriminelit te tij, shkruan tani ne FB e Rroshit statusin e radhes "fajin e ka Berisha". Edvini, ne statusin e pasarrestimit ne FB e Ervinit te tij, betohet se nga burgu ku e burgosi Saliu ai do te dale me i forte se kurre.

Me kete rast dua ti them Edvin Shullazit te mendo se te dhena te reja po dalin mbi shkaqet e ndryshimit ne vitin 2002 te emrit tend nga Edvin ne Edi dhe atehere jo qe nuk do mund te shkruash me statuse per kriminelin Ervin/Elvisin por as dhe per kriminelin Edvin/Edi dhe se ty ne FB tend askush nuk do te shkruaj!!”, ka shkruar Brisha në Facebook./A.M.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat