Christina Grimmie përshëndeti vrasësin e saj me krahët hapur

Mediale Vip

Christina Grimmie përshëndeti vrasësin e saj me krahët hapur

Më: 13 qershor 2016 Në ora: 17:09
Christina Grimmie

Një grua që pretendon se ishte dëshmitare në momentin e tmerrshëm kur Christina Grimmie u qëllua për vdekje para më shumë se njëqind fansa në natën e premte, ka pohuar se këngëtarja e ndjerë përshëndeti vrasësin e saj me “krahë hapur”
Destiny Rivera ka rikujtuar incidentin e tmerrshëm të asaj nate, duke zbuluar se ajo ka qëndruar direkt para armës e të armatosurit të cilin policia e ka identifikuar tani si 27 vjeçari, Kevin James Loibl.

Gruaja i ka thënë revistës People se ajo ishte pas tij vetëm pak çaste para se ai të hapte zjarr në yllin e The Voice.

Rivera tha: “Ai vetëm vështronte rreth e qark dhe lëvizte”.

Ajo e ka përshkruar vrasësin si i mërzitur, pasi ata prisnin në radhë për të takuar dhe përshëndetur këngëtaren pas koncertit.

Rivera tha se kur ishte radha e Loibl për të përshëndetur Grimmie, ajo tha se këngëtarja e kishte përshëndetur atë me “krahë hapur sikur të ishte njëri nga miqtë e saj”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat