PERSONAZH/ Flet modelja Xhoana Cara: Ndoshta tek unë nuk është gjetur porta e dashurisë

Mediale Vip

PERSONAZH/ Flet modelja Xhoana Cara: Ndoshta tek unë nuk është gjetur porta e dashurisë

Nga: Albert Z. ZHOLI Më: 12 qershor 2016 Në ora: 16:41
Xhoana Cara

Që e vogël dëshironte të shkelte në pasarela mode si modele dhe ja arriti qëllimit. Me tepër ambicie por dhe em tepër vullnet mundohet të jetë gjithmonë në vente pro dhe në zhvillimet më të fundit të modës dhe modelingut. Pëlqen detin dhe revistat dhe kohën ja kushton leximit në këto drejtime.  Në këët moshë mendon vetëm për fushën e modës pasi magjia e saj e ka mbërthyer në çdo qelizë të trupit.

Si e ideonit në mendjen tuaj, botën e modelingut kur ishe e vogël?

Sa herë shihja ndonjë spektakël mdelingu (sfilata mode) ngelesha pas televizorit dhe nuk shkulesha me gjithë dëshirën e prindërve. Më magjpeste modelingu, veshjet, skena, lëvizjet, ngjyrat, dritat verbuese, muzika. Më dukej diçka shumë madhështore dhe mendoja çdo ditë të isha pjesë e një spektakli të tillë. Rritesha me këtë ide. Magjia e lëvizjeve në spektaklet e modeleve ishte tepër mbresëlënëse për mua.

Një rrugë e shkurtër por shumë interesante. Kush është eventi I fundit ku ke qenë pjesëmarrëse?

Aktivitetet e mija të fundit janë te “Miss Universe Albania 2016” edhe te ”Nenette” ... Në dy sfilata ..

Ke qenë imazh i ndonjë firme apo produkti kohët e fundit?

Po! Kam pozuar për ”Nenette” .

Kush ka qenë sfilata që ju ka lënë mbresa më shumë?

Sfilata më e rëndësishme për mua ka qenë e “Miss Universe Albania 2016”,  ku aty kam bërë çdo gjë të mundur që të isha vetvetja ..

Shikojmë shumë modele, shumë evente mode, pra shihen shumë modele shqiptare. A ka një treg modeling në Shqiëpri që të ëprballojë apo të shfrytëzojë këtë numër?

Vërtet që është rritur numri i modeleve, por puna e tyre nuk bazohet vetëm në Shqipëri. Shumë modele ftohen në tregun e huaj. Pra mendoj se ka hapësira, por jo në Shqipëri.

 Në sfilatën e parë a ke pasur shumë emocione?

Sfilatën e parë  e kujtoj me shumë dëshirë dhe emocion, kur në realitet ditën e kësaj sfilate nuk pata fare emocion. Më vjen çudi me veten…

Veshja është gati- gati një qëllim në vetvete për mdoelet. Në përditshmëri cila është veshja juaj e preferuar, klasike apo sportive? Po minifundet janë pjesë e veshjes?

 Për mua të dyja veshjet janë të preferuara dhe i përdor sipas rastit.  Pra nqs ka një takim zyrtar të rëndësishëm takim, serioz pune vishem me veshje klasike, ndërsa në rastet e përditshmërisë, për lëvizje sa më të shpejtë me rroba sportive. Ndonjëherë nuk mungojnë dhe minifundet.

 Synimi kryesor në jetë?

Synimet e mija janë që të jem sa më lart me modelingun që unë e kam pas ëndërr që e vogël ... pra tani mendoj vetëm për këtë fushë, pasi e di që ky profesion nuk ka rrugë të gjatë.

Flitet shumë për plazhin nudo. E frekuentoni?

Jo nuk e frekuentoj plazhin nudo, nuk është në preferencat e mia. Nuk paragjykoj asnjë që bën plazh të tillë. Është çështje dëshire dhe zgjedhjeje.

Dashuria…E kush nuk flet për të. Një femër që ndiqesh nga meshkujt. Jeni e dashuruar?

Jo! E them me sinqeritet. Në realitet për momentin nuk jam e dashuruar.

Cili është mendimi yt për dashurinë?

Mendimi im për dashurinë është se dashuria është gjëja më e bukur që lind në mesin e dy personave, është diçka që çdo njeri do e kalojë atë prag pra do dashurojë. Ndoshta tek unë nuk është gjetur porta dhe trokitja po vonon.

Kohë plazhi, çfarë lexoni në këtë periudhë?

Gjatë pushimeve unë lexoj shumë revista që kanë të bëjnë me modelingun edhe jetën e modës.

Parfumi  preferuar?

Parfumi që unë përdor është “Tesori i'oriente”.

Ku ndihesh më mirë, mes femrave apo me meshkujt? Thonë që femrat janë më xheloze?

 Unë mirë ndihem në mesin e femrave por edhe në mesin e meshkujve. Nuk është se e kam problem të ndjerin keq tek të dy gjinitë. Por shikoj se më respektojnë ëm shumë meshkujt, se xhelozia mes femrave është më e madhe.

Keni një trup të bukur, mos mbani dietë të fortë?

Jo dietë nuk mbaj, ha normal, por jo duke e tepruar.

Sot femrat në fundjavë në Pabe përdorin dhe alkool, po ju?

Jo, alkool nuk përdor. Nuk tundohem!

Mbani shumë inat?

Jo, më kalon pas disa minutash, por kur nxehem, ehe!

Ku mendon ti bësh pushimet, në det apo në vende malore?

Në det. Deti ka hapësirë, ka jod, ka gjallëri. Ë dua jetën e zhurmshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat