"Samsung Galaxy S7 Active", telefoni "i blinduar" (Foto)

Mobile

"Samsung Galaxy S7 Active", telefoni "i blinduar" (Foto)

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 09:28
Samsung Galaxy S7 Active

Sipas kompanisë, telefoni është më i trashë, më i rëndë e më pak elegant se çfarë jemi mësuar të shohim deri më sot nga “Samsung”. Ata shtojnë se ka mbrojtje nga përplasjet, mund të qëndrojë në ujë për 30 minuta, dy metra thellësi, dhe nuk dëmtohet nga rëra apo elemente të tjera.

“Për nga parametrat, bie në sy kamera, e cila sfidon fare lehtë kamerat e “iPhone”, si dhe bateria që i mban pothuajse dy ditë të plota”, kanë thënë prodhuesit e këtij telefoni.

Sipas mediave ndërkombëtare, për nga fuqia kompjuterike, ai vjen me parametra të larta si çdo telefon tjetër në vitin 2016: 4 GB RAM, procesor Snapdragon 820, kamera 12 MP, ekran të cilësisë së lartë me 1440 x 2560 pikselë dhe dendësi 576 pikselësh për inç katror (ppi).

Image
Image
Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat