Tri pamje për një pamje

Opinione

Tri pamje për një pamje

Nga: Xhemajl Hazizi, Hidajet Ahmeti,Arsim Haziri Më: 11 qershor 2016 Në ora: 23:46

Xhemajl Hazizi

Neglizhenca politike pariparueshëm ka shkaktuar tejzgjatjen e procesit të tranzicionit,zhvillimi i një programi të papërshtatshëm ekonomike për gjendjen e Kosovës-neoliberalizmi,si dhe rritja enorme e apatisë shoqërore,si një fenomen negative që edhe ka kontribuar në prodhimin e një situate të tillë që përtej lëshimit të efekteve negative asgjë më tej s’ka realizuar.

Kosova  një vend post-konfliktual është përshkuar nga një tranzicion tepër i gjatë.Ky tranzicion i stërgjatur ka qenë njëri ndër faktorët kryesorë për ngecjen e Kosovës në proceset të cilat kanë qenë dashtë ti kalojë në kohë reale dhe të  ishin faktorë përcaktues në kuptim pozitiv.Por,shoqërinë e Kosovës nga pas lufta e këndej e ka karakterizuar një element tepër negative  e irracional për shoqërinë ,dhe një element i tillë është apatia e përgjithshme shoqërore dhe zhvillimi i saj në një masë të konsiderueshme ka bërë që orientimi shoqërorë të e mos e realizoj suksesshem vetën e saj.Kjo apati,sikur të mos ekzistonte vetë shoqëria do të ishte refuzuse e këtij tranzicioni dhe do të zgjidhte një modul tjetër që do të ishte më  efikas në këtë drejtim.Kjo apati,së paku unë kështu mendoj;burim kryesor i saj është tek zhgenjimi,pra zhgënjimi më institucionet dhe bartësit e tyre,më pastaj zhgënjimi me pamundësinë e ndërrimit të këtyre bartësëve.Faktorë tjetër i cili ka qenë barrierrë për stagnimin e Kosovës në proceset e saj,është edhe aplikimi i politikave neoliberale,që këtu mendoj se ky nivel qeverisës dukshëm ka berë që të ia huq modelit të një zhvillimi më prosperues ekonomikisht,gjithsesi edhe më të qendrueshëm socialisht.Këto politika kanë qenë shkatërruese për vendin tonë.Kosova nuk e ka pas atë komoditet që u përball me një privatizim te egër,dhe me alokim të buxhetit në sektorin e infrastrukturës rrugore,(kur them infrastrukturë rrugore vë theksin të autostradat dhe kosotoja e tyre marramendëse dhe në shpërputhje me ?mimin e tregut).Pra sikur këto të mos shfrytëzoheshin për autostrada,dhe sikur qeveritë tona të mos aplikonin politika neoliberale,Kosova së paku për 10 vite do të ishte më perpara dhe e gatshme të ishte konkurrente me shoqërite e Europës.Faktorë tjetër është edhe kriminalizimi i dhe nepotizmi i ?do  institucioni shtetëror,dhe ndërtimi i klientelës në këto institucione.Kosova ka dështuar theksueshëm që të ndërtojë institucione kredibile dhe të arsyeshme në shprehje praktike të tyrë.Të gjitha institucionet,përfshi arsimin,shëndetësinë,drejtësine etj… janë keqkonstruktuar dhe për më keq keqorientuar që nga fillimi,duke bërë kështu që obligimi i tyre kushtetues as edhe minimumin e inkuadrimit të mirëfilltë të mos e ketë-realizoj,prandaj edhe e kemi makismalisht një situatë të papranueshme dhe në ?do shtresë  të shoqërisë kemi një nivel të theksuar maksimalizmit negativ.Dhe si rezultat i kësaj agjende të mirëmenduar,ne sot jemi një vend i cili është para kolapsit financiar,shoqëror dhe shtetëror,kështu duke ia vulosur përfundimisht përshkrimin regresiv si?  edhe aktualisht e posedon  shoqëria jonë si në rrafshin vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

 

 

Hidajet Ahmeti

Kosova rënd dhe jashtzakonshëm vuan nga zhvillimi i mëtejshëm i padrejtësive dhe mos vërja në funksion  implementimin e konceptit më të rëndësishëm të konsolidimit e zhvillimit sic është ai i Drejtësisë,përbën edhe ?rregullimin më të madh e të përgjithshëm për një shoqëri.Kështu që aplikimi i padrejtësive është hap dhe mundësi reale e sundimit të klaneve mafioze,që mundësinë për të e realizuar pushtetin qeverisës e shohin vetëm përmes vërjes në jetë të mjeteve kriminale.

Në një vend ku vuajmë nga profesionalizmi e të diplomuarit punojnë kamarier.Në një vend ku nuk respektohet meritokracia e profesionalizmi,por injoranca ,klientelizmi,nepotizmi e paraja.Në një vend ku institucionet publike keqpërdorinin statusin e tyre juridik e institucionet private malltretojnë dhe keqtrajtojnë punëtorët.

Në një vend ku arsimi është bërë vegël e politikës  e doktorat e shkencës funksionojnë nën diktatin e politikës.Në një vend ku politika kontrollon  ?do sferë publike dhe private.Në një vend ku po nuk pate librezë partie nuk mundë të punësohësh. Në një vend kur vlerësohet materializmi e idealizmi mungon.Në një vend ku libri pak lexohet e numri i të diplomuarve është enorm. Në një vend ku  ajo që ka vlerë nëpërkëmbët e shkilet  nga sistemi kurse  amoraliteti dhe injoranca vlerësohet dhe ngritet lartë.Në një vend ku karrieristat shesin interesin kombëtar për pak pushtet.

Në një vend  ku politikanët bëjnë jetë luksoze e mbi gjysma e popullsisë janë të papunë dhe në varfëri të skajshme.Në një vend  ku  ligjet ekzistojnë vetëm në letër e më i forti është mbi ligjin.Në vend ku rinia ikin kurse polikanët mbajnë karrigët.Në një vend ku pensionistat udhëheqin e të rinjtë bëhen këshilltarë të tyre.Në një  vend  ku intelektualët bëhen vegël e politikës e politika shtyp qytetarët .Në një vend ku Akademia shtetërore është pjesë  e të keqës në vend që të ngrisë zërin.Në një vend ku  më shumë i kushtohet imazhit e pak substancës.Në një vend  ku politikanët shetitin me vetura luksoze e të blinduara  kurse qytetarët  luftojnë për ekzistenc.Në një vend ku rinia si pasuria më e madhe e shtetit ikin e karrieristat  bëjnë historinë.Në një vend ku pushteti i medias manipulohet e qytetarëve të varfër ju servohet jeta luksoze e politikanëve.Në një vend ku  pasuria shtetërore shitet e nëpërkëmbet e  askush nuk merrë përgjegjësi.Në një vend  ku kriminelat shetiten të lirë e të pafajshmit e vuajnë denimin.Në një vend ku farefisi,paraja,klintelizmi janë kanalizim për punësim.Në një vend  lider me institucione të dijës e kjo e fundit mungon.Në një vend  ku vota blihet me para e pasojat i vuajnë qytetarët.Me një vend  ku udhëhiqet nga shumica e bllokohet nga pakica.Kjo është Kosova jonë e dashur.Kosova gjith?ka tjetër mund të jetë porpos shtet.Kosova mundë të ketë elemente të shtetit por shtet nuk është si? mund të merrën referenc shtetet përendimore.

 

 

Arsim Haziri

Këtu vendoset spikama në një rrafsh tjetër ,atë të mospërceptimit të drejt të realitetit,dhe më pastaj arrihet edhe moskuptimi i drejt  për të qenë edhe më negative në ?do kohë dhe shtrirje horizontale.Dhe kur jemi në një stad të kësoshëm si? edhe dhunshëm po na ndërton,ajo vetëm sa e legjetimon keqqeverisjën politike.Qytetarët,mund të ndikojnë pozitivisht në reformimin e situatës vetëm atëhere kur njëmend të vështrojnë drejt dhe mbi bazën e të dominueshmës,pra gjendjës faktike e fizike.

Kosova,vend  të cilën e udhëheqin personalitete politike  përve? që jetojnë nën biografitë e dyshuara dhe në një shkallë as minimale të përgjegjshmërisë,ata as  edhe minimalizmin pozitiv nuk mund të e realizojnë,pasi s’përbëjnë pastërti në momentet  e kaluara politike që të mund të zbatojnë ide të mirëqenë qytetare.D.m.th.vështirë të e realizojnë në praktikë konceptin e drejtë të zhvillimit ekonomikë,si?,Kosova aktualisht shënon momentin më të kërkuar,por fatëkeqësisht deri më tash të pa praktikuar.Problemi qëndore dhe bazë e gjitha shpërndarjeve negative,përbën udhëheqja e qëllimtë elitare,dhe që për referenc ka përafrimin e saj drejt menaxhimit të resurseve të fuqishme “publike”.Problemi thelbësor ,lidhet me trupin politik,por pashmangshëm nuk përjashtohet as masa qytetare,tek e cila ajo merr legjetimitetin për të qeverisur me vendin politikisht.Kur them masa qytetare,këtu mendoj në gjykimin e saj të padrejte në raport me të dominueshmën,pra situatën fizike,dhe që në masë të konsiderushme ajo nuk përceptohet drejte,për të mundër ti vëjme përgjigjjë të përputhshme.Pra,po ndërroj kahja përcaktuese subjektive drejt subjekteve politike,për të mos u’a krijuar mundësinë qeveritarëve të qeverisin ,atëhere edhe mundësia për një qeverisje kredibile dhe të përgjegjshme do të ishte e mundër dhe e krijuar në një afat real kohor.Kjo mendoj se përbën indikatorin themelore,pastaj vend të nxitur gjenë edhe  politika,konceptuar indvidualitetin e tyre që tej mase shtrihet,duke e prejashtuar në tërsi elementin e përgjithshëm qytetare,që në kushte normale ajo-e përgjithshmja edhe është shkak pse shtetet krijohen e funksionojnë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat