Koha për marrveshje të re

Opinione

Koha për marrveshje të re

Nga: Halim Hyda Më: 10 qershor 2016 Në ora: 16:30
Halim Hyda

Zhvillimi i shoqërisë ka nevojë urgjente për një garniturë të re qeverisëse, me cilësi më të lartë dhe përgatitje intelektuale, profesionale dhe në praktikë të jetë funksionale dhe të udhëheqen nga dikasteret e caktuara të shtetit. E jo siç dëgjuam në inçizimet e famshme, vendimet të sillen nga shtabet partiake.

Zhvillimet e fundit në shoqëri e sidomos pas paraqitjeve të aferave të njëpasnjëshme për partizim të plotë të pushtetit, korrupsion dhe devalvim në organizimin e udhëheqjes së shtetit kërkon përgjegjësi morale dhe llogaridhënie para organeve të shtetit dhe në fund ndaj atyre që ua kanë dhënë votën.

Nga politikbërësit të cilët nuk e respektojnë votuesin që i ka zgjedhë dhe kanë marr besimin për t,i përfaqsuar nuk e gëzojnë të drejtën më tutje për t,i përfaqsuar dhe për të qenë reprezentues të tyre. Politikanët që nuk mbajnë llogari për fjalën e thënë dhe premtimet boshe dhe pa bazë shumë shpejt duhet të zhvishen nga besimi i dhënë dhe të përshëndeten me politikën.
Në rrethanat e sotme të zhvilimit të shoqërisë dhe politikbërjes aktuale, elitat partiake duhet të unifikohen dhe të ofrojnë koncept të ri për qeverisjen e shtetit sipas modelit të Zvicrës, Austrisë ose Belgjikës.
Çka duhet të bëjë pozita dhe opozita shqiptare sot?

Nuk besoj se ajo mund të bashkohet dhe të krijojë një unitet të fortë, por duhet ta bëjnë maksimumin për të qenë e bashkuar dhe unike në paraqitjen publike, të krijojë një platformë unike për çështjet me karakter kombëtar dhe të vehet vija e kuqe ku nuk guxon të kaloj askush mbi të Në programet e tyre të bëhet unifikimi i një lëvizje të re dhe të dalë para popullit me ide të reja për të bërë ndryshime nga politika e kaluar dhe ajo aktuale që zhvillohet 25 vitet e fundit ku defektet e njëjta vazhdojnë dhe na përsëriten në çdo formacion qeveritar.

Veprimtarinë e saj politike opozita shqiptare duhet ta bazojë në problematikën e të gjitha fushave që janë filluar dhe nuk kanë përfunduar, fare pak janë prekur, ose fare pak janë shtjelluar dhe punuar.

Me bindje e them se elitat partiake në pozitë dhe opozitë ende nuk janë pjekur apo nuk kanë ende kuadër me përgatitje adekuate për t,i prezentuar (kur në paraqitje publike i japin rastin të dalin fytyra të dështuara tradicionalisht në politikën shqiptare).

Opozitës shqiptare i duhet një figure ose person karizmatik, energjik e pragmatik, të jetë poliglot ,të dijë se paku dy gjuhë të huaja, të komunikojë me faktorin e jashtem brenda dhe jasht vendit. Pastaj të zhvilloj komunikim me faktorin e brendshëm të paraqitet me një elite të re intelektuale, profesionale, politike dhe dinjitet kombëtar, që të mos ketë dilemë në marrjen e pushtetit, por gjithnjë duke pas parasysh se nuk guxon të bëhet pazar me çështjet që kanë të bëjnë me idealin kombëtar. Kjo filozofi e qeverisjes (25 vjeçare) duhet të ndryshojë rrënjësisht. Pasi kjo formë e organizimit poltitik shqiptarët i solli buzë greminës dhe në pozitë të palakmueshme, pasojat janë katastrofale në dëm të plotë të shqiptarëve. Kjo është absurde dhe bizare.
Është shumë me rëndësi për momentin dhe situaten aktuale të bëhen hulumtime të thella në lëmin e politikbërjes së gjertanishme dhe sidomos të asaj aktuale si fenomen, si një rrugë e re e dimensionimit të vlerave të reja në shoqëri dhe si një lloj i vaçantë i jetës dhe bashkësisë së vlerave dhe formave shoqërore dhe të organizimit politik.

Ridefinimi dhe riformulimi i kushtetutës dhe i organizimit të shtetit nuk është çështje dhe punë e lehtë por kërkon kohë punë mund por edhe garniturë të formuar nga intelektualë, profesionistë të vërtet por edhe me përgjegjësi dhe vendosmëri kombëtare. Për një ridefinim të ri të shtetit siç është rasti i sotëm në praktikë shtet multietnik dhe multikulturor ashtu edhe në Kushtetutë të bëhen ndryshime gjithkund ku i tangon shqiptarët dhe në fund shteti unitar të kalojë në histori e së kaluarës. Në një ridefinim të tillë tani shqiptarët do të jenë lojal deri në fund ndaj këtij shteti, pasi alternativë tjetër nuk ka dhe gjithë iluzionet tjera do të bijnë poshtë.

Ne këtë drejtim shtrohet si e domosdoshme kërkesa për një organizim dhe menaxhim - politikë efikase sociale si fushëveprim me prioritet, që do të fokusohet nga vlerat e vërteta dhe të dëshmuara dhe të pranuara për shoqërinë dhe për qytetarin modern e cila do të jetë në gjendje ta zbusë dhe zvogëlojë gjendjen mizerable aktuale pa perspektivë në situatën e tanishme me të cilën po ballafaqohet shoqëria dhe shteti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat