Mustafa: Djemtë e Kosovës, të ngritin flamurin tonë në Rusi

Futboll

Mustafa: Djemtë e Kosovës, të ngritin flamurin tonë në Rusi

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 21:58
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar vendimin e UEFA-së që Kosova të jetë pjesë e Grupit të parë në kualifikimet për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi në vitin 2018.

Mustafa ka thënë se së bashku do të punojmë në krijimin e infrastrukturës dhe fushave dinjitoze si dhe të përgatisim ekipin tonë përfaqësues.

“Para pak minutash, UEFA ka vendosur që Kosova të jetë pjesë e Grupit I në kualifikimet për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi në vitin 2018.

Djemtë e Kosovës kanë rastin të tregojnë kualitetin e tyre përballë ekipeve të fuqishme si Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda.

Së bashku do të punojmë në krijimin e infrastrukturës dhe fushave dinjitoze si dhe të përgatisim ekipin tonë përfaqësues.

Nga Rusia, Majlinda dhe Nora na sollën një medalje të artë dhe një të bronztë në Xhudo, andaj duhet të bëjmë përpjekje që të jemi sërish atje e ta ngremë flamurin tonë përmes futbollit.
Së bashku drejt Kupës së Botës 2018.

Na priftë e mbara!”, ka shkruar në Facebook./A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat