Berlusconi probleme me zemër, i duhet t’i nënshtrohet operacionit

Evropë

Berlusconi probleme me zemër, i duhet t’i nënshtrohet operacionit

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 18:45
Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi do të bëjë ndërhyrje kirurgjike në zemër, pas një sulmi që do të mund ta vriste atë, ka bërë të ditur doktori i tij.

79 vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni nga mesi i javës së ardhshme për shkak të problemeve në zemër, shkruan BBC.

Këtë e bëri të ditur, doktori Alberto Zangrillo, i cili tha se ish-kryeministri vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Ai ka qenë kryeministër për katër herë radhazi, por së fundi ishte dënuar për mashtrim tatimor dhe ryshfet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat