Ymeri reagon ndaj deklaratës së Thaçi, ja përmend klanin “Pronto”

Lajme

Ymeri reagon ndaj deklaratës së Thaçi, ja përmend klanin “Pronto”

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 18:22
Visar Ymeri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka thënë se raportet me Serbinë janë më të mira sesa që prezantohen.

Ymeri ka thënë se kur flet në shumës, me gjasë Hashim Thaçi e ka fjalën për klanin “Pronto”, sepse populli i Kosovës marrëdhëniet me Serbinë i ka më të këqija sesa ato duken në publik.

“I ashtuquajturi President, Hashim Thaçi, paska deklaruar se marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të mira se ç’prezantohen në publik. Kur flet në shumës, me gjasë Hashim Thaçi e ka fjalën për klanin “Pronto”, sepse populli i Kosovës marrëdhëniet me Serbinë i ka më të këqija sesa ato duken në publik.

Serbia po e bllokon Kosovën në organizmat ndërkombëtarë; Serbia po e lufton Kosovën së brendshmi përmes projekteve si “Zajednica” dhe projekteve kolonizuese si “Lugina e Diellit”; ajo përmes “Listës Srpska” po e bllokon formimin e ushtrisë së Kosovës.

Por, Thaçi vërtet i ka punët mirë me Sërbinë. Për shkak të dëgjueshmërisë së tij ndaj Serbisë, përmes deputetëve të Listës “Srpska” ai u bë president. Për të mos qënë kurrë i tillë”, ka shkruar Ymeri në Facebook./A.M.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat