Kryeziu: Bojkoti i Opozitës, s’duhet të ndikojë në pagat e deputetëve

Politika

Kryeziu: Bojkoti i Opozitës, s’duhet të ndikojë në pagat e deputetëve

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 12:54
Ismet Kryeziu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka thënë se zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, deri tash kanë kërkuar që opozita të kthehet në kuvend, kurse sot vet ata nuk kanë ardhur në mbledhjen e sotme. Këtë Topalli e ka quajtur bojkotim të Kryeministrit dhe Qeverisë.

Për këtë, drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka thënë se është e drejtë e Topallit për të kërkuar përgjegjësi dhe prezencë nga kabineti qeveritar në sesionet plenare.

Por Kryeziu ka thënë se mungesa e përfaqësuesve qeveritar nuk është bojkotim politik, por neglizhencë dhe papërgjegjësi përball kuvendit.

Kurse për bojkotimin e Opozitës, Kryeziu ka thënë se ai është veprim politik, madje kjo nuk duhet të ketë efekt as në pagat e deputetëve.

“Deputetët janë përfaqësues politik dhe  asnjë veprim politik i tyre në këtë rast dhe bojkoti nuk duhet të barazohen apo të shihen me vlerën a pagës”, ka thënë Kryeziu

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat