Policia zbulon dy shtëpi në Prishtinë ku mbillej marihuanë

Kronikë e zezë

Policia zbulon dy shtëpi në Prishtinë ku mbillej marihuanë

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 11:57
Policia zbulon dy shtëpi në Prishtinë ku mbillej marihuanë

Policia e Kosovës ka arritur që të zbuloi dy shtëpi në të cilat mbillej bimë të marihuanës.

Në rrugën Asllan Pireva policia ka gjetur 14 bimë marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin, kurse në rrugën Rugova, policia ka zbuluar 7 bimë marihuanë të mbjellura në disa vazo.  Edhe në këtë rast policia ka arrestuar një person, i cili më pastaj është liruar me procedurë të rregullt.

Në 24 orët e fundit, policia njofton se ka arrestuar gjithsej 25 persona si të dyshuar për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat