Qëlluan me armë ndaj policisë, arrestohen dy nga Çapja-t dhe miku i tyre

Kronikë e zezë

Qëlluan me armë ndaj policisë, arrestohen dy nga Çapja-t dhe miku i tyre

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 10:31
Policia e Elbasanit

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi qëlluan me armë zjarri, ndaj policisë mbrëmjen e djeshme.

Ata janë Florenc Çapja dhe Ardian Çapja si dhe miku i tyre Bledar Muça.

elbasannnArdian Çapja njihet si pronar i hotel “Univers” ndërsa Florenci është nipi i tij.

Të ndaluarit dyshohet se qëlluan mbi disa efektivë të veshur civilë, të cilët po kalonin para hotelit të tyre me makinë, duke menduar se mund të ishin kundërshtarët.

Të ndaluarit u vunë në ndjekje të makinës së efektivëve dhe qëlluan me armë ndaj tyre mbrëmjen e së mërkurës, fatmirësisht pa të lënduar.

Florenc Çapja dhe Bledar Muça kanë qenë objektiv të një atentati të ndodhur më 6 qersho, ku një person hapi zjarr me automatik duke plagosur Bledar Muçën dhe një efektive të policisë e cila po kalonte rastësisht në atë moment.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat