Kthjellet "mbreti" James, gjunjëzohet Golden State

Basketboll

Kthjellet "mbreti" James, gjunjëzohet Golden State

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 08:47
Foto nga ndeshja

Cleveland Cavaliers e ka fituar përballjen e tretë në serinë finale të NBA. LeBron James ishte më meritore për fitoren e arritur me rezultat 120-90.

James realizoi 32 pikë dhe bëri 11 kërcime në këtë përballje.

Arma më e fortë e "kalorësve" ishte mbrojtja pasi që mbuluan në mënyrë perfekte yjet e Golden State, Curry, Thompson e Green që së bashku realizuan 38 pikë në këtë takim.

Ndeshja e katërt në serinë finale zhvillohet të premten ndërsa Golden State po prinë me rezultat 2-1 nga tri takimet e para.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat