Leonora Jakupi nuk është martuar, së shpejti vjen me projekt të ri!

Mediale Vip

Leonora Jakupi nuk është martuar, së shpejti vjen me projekt të ri!

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:53
Leonora Jakupi

Ditëve të fundit këngëtarja Leonora Jakupi, u bë njëra nga këngëtaret më të komentuara.

Kjo përshkak se raportohej që këngëtarja në fjalë i dha fund beqarisë duke thënë se ajo gjeti princin e saj dhe u martua.

Megjithatë diçka të tillë vet Leonora Jakupi ka demantuar për media.

E pyetur nëse ajo ka gjetur princin e saj, Leonora pati një përgjigjie duke thënë se raportimet që u bënë duke iu referuar jetës së saj në lidhje me martesën, nuk janë të vërteta.

‘’Jo, nuk ka asgjë të vërtetë në ato se çfarë është raportuar’’, tha këngëtarja Jakupi.

Megjithatë ajo zbuloi arsyet se pse ajo tash e sa kohë nuk është shfaqur në ndonjë medium publik e që e gjithë problemi qëndron tek angazhimet e shumta të saj.

‘’Jam shumë e angazhuar, jam në përgatitje të materialeve të reja’’.

Se cilat do të jenë projektet reja të këngëtares Leonorë, mbetet të shihet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat