Ministria e Arsimit monitoron Testin e Arritshmërisë në Gjilan

Lajme

Ministria e Arsimit monitoron Testin e Arritshmërisë në Gjilan

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 12:02
Ilustrim

Në Komunën e Gjilanit sot po mbahet testi i Arritshmërisë për herë të dytë.

Zëvendësministrja e arsimit, Anila Statovci dhe sekretari Alush Istogu bashkë me zyrtarë komunalë të arsimit i vizituan disa qendra ku po mbahet testi për të parë nga afër ecurinë e tij.

Deri në këto çaste sipas drejtorit të arsimit në Gjilan, Nazmi Musa gjithçka është duke shkuar në rregull.

Ai u shpreh optimist se testi do të ketë rezultate më të mira se herën e shkuar si dhe nuk do të ketë keqpërdorime dhe manipulime.

Testi i arritshmërisë pos në Gjilan po ripërsëritet edhe në Komunën e Hanit të Elezit dhe atë të Dragashit.

Rezultatet e testit do të shpallen më 10 qershor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat