Prishtina bëhet me “Treg të Luleve”

Prishtina

Prishtina bëhet me “Treg të Luleve”

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 16:35

Në konkurrsin për dizajnimin e Tregut të Luleve në kryeqytet, fituesi është shpallur “Alfa Product”.

Ky treg është planifikuar të jetë në sheshin “Skënderbue”, përballë platos së ndërtesës së Qeverisë prapa shtatores së Skënderbeut në Prishtinë aty ku kopshtarët do të mund të shesin dhe promovojnë lloje të ndryshme të luleve.

Numri i shtandeve për këtë treg është planifikur të jetë deri në gjashtë, vendosja e të cilave është përshtatur me sipërfaqen e lokacionit të planifikuar për këtë destinim.

“Tregu i luleve” do të jetë funksional gjatë gjithë vitit pasi që ky vend është i përshtatshëm për të gjitha stinët.

Qasja në këto shtande është gjithashtu e përshtatshme për personat me nevoja të veçanta. Kurse sa i përket anës funksionale të shtandeve është marr parasysh që të funksionojë si e hapur dhe si e mbyllur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat