Një artist me një zë si Fatmir Elezi

Mediale Vip

Një artist me një zë si Fatmir Elezi

Nga: Maksim Gjokaj Më: 7 qershor 2016 Në ora: 14:28
Fatmir Elezi

Kudo është i ftuar pasi ka një zë tëë bukur, e kur bëhet fjalë për sezonin e verës është kudo nëpër mbrëmje dhe dasma. Po flasim për artistin Fatmir Elezi nga Kumanova, i cili bashkëpunon me grupin muzikor “Tonika Bend”.

Ka një album në treg e shumë këngë të bukura, por kur bëhet fjalë për të kënduar “Live” të gjithë e duan atë nëpër mbrëmje ngado.

Fatmiri e ka muzikën të trashëguar, pasi ai është nipi i të madhit Xhezair Elezi, madje edhe djali i tij i vogël 6-vjeçar që quhet Oltijan, ka nisur të angazhohet në këngë, duke marrë pjesë në disa festivale për fëmijë.

E në të ardhmen Fatmiri ka disa plane që me ndihmën e Zotit pritet t’i realizojë dhe bashkëpunime me artistë të njohur.BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat