Kreu i Komunitetit Islamik në Bosnjë dhe Hercegovinë, Husein Kavazoviq kaë thënë se nuk do të ketë pajtim në Bosnjë dhe Hercegovinë derisa të njihet masakra e Srebrenicës si gjenocid.
“Së pari, një rezolutë për gjenocid në OKB është penguar. Forcat Politike të serbëve në Bosnjë po pengojnë miratimin e një rezolute të tillë në Parlamentin e Bosnjë Hercegovinës. Dhe ne ende po flasim për pajtim..”, ka thënë Kavazoviq.
Ai ka thënë po ashtu se nuk do të ketë pajtim derisa të njihet gjenocidi në Srebrenicë.
I pyetur se çfarë do të ndodh në të ardhmen nëse marrëdhëniet mbesin siç janë tani, ai ka thënë: “Nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen por e di se çfarë është duke ndodhur tani.”
“Kemi regjione ku gjuha boshnjake mohohet, kemi regjione ku myslimanët boshnjakë privohen nga e drejta e punësimit. Në çdo mënyrë jeta e tyre është bërë e vështirë. Besoj se e njëjta mund të ndodh edhe në Srebrenicë. Për këtë e kam fjalën, një spastrim etnik të ndyrë që po ndodh në Republikën Srpska”, ka th ënë ai.
Kavazoviq ka shtuar se duhet luftuar kundër krimit dhe gjenocidit, pavarësisht të gjithave.