Militantët islamikë vrasin një prift hindu

Bota

Militantët islamikë vrasin një prift hindu

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 10:44
Protesta në Bangladesh

Një prift hindu është vrarë në Bangladesh, në sulmin e fundit të militantëve të dyshuar islamikë.

Trupi i pa jetë i priftit Ananda Gopal Ganguly, 70 vjeçar, u gjend pranë tempullit të tij në distriktin perëndimor Khagrachari, ku koka e tij ishte pothuajse e shkëputur nga qafa.

Kohëve të fundit, Policia ka vrarë tre militant islamikë, të dyshuar për vrasjet ekstreme në Bangladesh, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Burimet e Policisë kanë bërë të ditur se dy anëtarë të bandave Jamaat ul – Mujahideen Bangladesh (JMB) kanë mbetur të vrarë në Daka, kur policia bastisi një shtëpi, në të cilën persona të panjohur shtënë në drejtim të Policisë. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat