Kapet me 7 kg drogë, pranga 26-vjeçarit

Kronikë e zezë

Kapet me 7 kg drogë, pranga 26-vjeçarit

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 09:06
Droga

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan Blerim Harrunajn, 26 vjeç, banues në Mallakastër, i kapur me 7 kg drogë.

Burime zyrtare bënë me dije se në kufirin jeshil, në Piramdën nr. i riu u kap me një çantë të zezë, në të cilën kishte 7 pako të mbështjella me natriban ku brenda të tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 7 kg. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat