Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

Libra

Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 08:50
Ilustrim

Shoqata e Botuesve të Kosovës do të organizojë Panairin e 18-të të librit, i cili do të mbahet nga 7-12 qershori në ambientet e Pallatit të Rinisë.

Ky panair, do të ketë një varg aktivitetesh të cilat përkojnë me përvjetorë të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore si:

- 450-vjetori i lindjes së Pjetër Budit

- 400-vjetori i vdekjes së Shekspirit

- 400-vjetori i vdekjes së Servantesit

- 150-vjetori i lindjes së Ndre Mjedës

- 150-vjetori i lindjes së Andon Zako Çajupit

- 100-vjetori i lindjes së Mbretërershës Geraldinë

- 100-vjetori i lindjes së Jusuf Vrionit

- 100-vjetori i lindjes së Esad Mekulit

- 90-vjetori i lindjes së Kasëm Trebeshinës

- 80-vjetori i lindjes së Ismail Kadaresë

- 80-vjetori i lindjes së Rexhep Qosjes

- 80-vjetori i lindjes së Adem Demaçit

Shoqata e Botuesve të Kosovës, për këtë vit ka paraparë informimin e përditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe digjital, përmes faqes www.panairilibrit.com.

Në kuadër të Panairit të Librit, SHBK-ja ka paraparë darkë solemne më 9 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në:

- Prozë

- Poezi

- Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë

- Përkthim letrar

- Projektin kapital

si dhe shpallet:

- Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe)

- Shkrimtari i vitit (letërsi e huaj)

- Stenda më e vizituar

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 7 qershor, në orën 18:00 në Pallatin e Rinisë, ndërsa do të mbyllet më 12 qershor, në orën 18:00.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë të interesuarit.

Në Panair pritet të mar rin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora, ku do të prezantohen rreth 1,200 tituj të ri, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit do të jetë rreth 4.500.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 38.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat