Hitzfeld: Zvicra mposht Shqipërinë 2:0 dhe më pas bëhet e pandalshme

Futboll

Hitzfeld: Zvicra mposht Shqipërinë 2:0 dhe më pas bëhet e pandalshme

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 qershor 2016 Në ora: 08:08
Ottmar Hitzfeld

Në mbrëmjen e së hënës, blick.ch është ndodhur në Hotelin Radisson Blu në Luzern ku ka biseduar me ish trajnerin helvet, Ottmar Hitzfeld.

"Ndeshja kundër Shqipërisë do dominohet nga emocionet. Trajnerët duhet të punojnë sa më shumë me lojtarët që të evitojnë emocionet dhe të fokusohen vetëm te taktika dhe koncepti," thotë Hitzfeld, që më tej shton se “Zvicra do mposhtë Shqipërinë 2:0 dhe më pas do jetë e pandalshme.”

Pas përfundimit të deklaratës shumë të pranishëm zunë të qeshin, përcjell botasot.info. “Sikur të isha trajner, nuk do ua thoja këtë lojtarëve,” përfundoi ish trajneri historik.

Në takim merrte pjesë edhe eksperti Uli Forte i cili i cilësoi shqiptarët si “luftëtarë,” dhe është shumë e “vështirë” të fitosh kundër tyre./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat