Zaev: Greqia problemin me kontestin e emrit me Maqedoninë mund ta zgjas 200 vite

Maqedonia

Zaev: Greqia problemin me kontestin e emrit me Maqedoninë mund ta zgjas 200 vite

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 19:43
Zoran Zaev

Lideri opozitar maqedonas, Zoran Zaev ka deklaruar se kriza politike në Maqedoni nuk ka asnjë pikë të përbashkët me çështjen e emrit.

“Maqedonia fillimisht duhet që të jetë stabile në planin ekonomik dhe politik dhe pastaj t`i futet procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë. Në Maqedoni nuk ka politikan që do të dilnin para Parlamentit dhe do të kërkonin ndryshimin e kushtetutës për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë”, ka thënë Zaev.

Ai ka theksuar se si demokrat është që zgjidhja e problemit të emrit të bëhet përmes gjetjes së një zgjidhje të përbashkët të gjitha forcave politike të brendshme.

“Hapi i parë është që të ndalohet me provokimet, t`i jepet dora e miqësisë dhe të nisen bisedimet intensive. Greqia mund që 200 vjet ta zgjas këtë problem. Ne duam që të bëhemi anëtare e BE-së dhe NATO-së. Por, pa zgjidhjen e këtij problemi nuk mund që të shkojmë as në NATO e as në BE”, ka thënë Zaev.

Sipas mendimit të tij, zgjidhja e cila duhet kontraktuar me Greqinë është zgjidhja e përdorimit ndërkombëtar të emrit Maqedoni.

“Serbia neve na ka pranuar me emrin ndërkombëtar, SHBA-të na kanë pranuar me emrin kushtetues dhe shumë vende tjera.

Ata nuk kanë bërë gabim. Nëse neve Greqia nuk na njeh, ajo mundet që me një shtesë të caktuar të na drejtohet”, ka thënë Zaev.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat