Shqiptari i alkoolizuar grabit apotekën dhe rreh gruan: Arrestohet nga policia e Ingolstadt

Gjermania

Shqiptari i alkoolizuar grabit apotekën dhe rreh gruan: Arrestohet nga policia e Ingolstadt

Nga: F.D Më: 5 qershor 2016 Në ora: 18:21
Ilustrim

Mbasditen e së mërkurës, 1 qershor, rreth orës 17.00 një 22 vjeçar shqiptar dhe një 51 vjeçar nga Kosova kanë grabitur parfume dhe shkumë për rruajtje, bën me dije wochenblatt.de.

Pasi nuk kishin paguar, ata ishin larguar në drejtim të një parkingu, ku edhe janë përplasur me veturë me një 73 vjeçare që mbeti e plagosur lehtë. Më tej ata u arratisen drejt kampit të refugjatëve në Manchinger Straße.

Autoritetet e policisë i kishin parë ata në fotografi dhe e kishin lehtë identifikimin, megjithatë ata nuk ndosheshin në kamp. Gjashtë orë me vonë është informuar një zënkë në komisariatin e policisë të Ingolstadt. Alarmi kishte të bënte me një 51 vjeçar, që kishte qëlluar me sende të forta gruan e tij 36 vjeçare, ku nga plagët e marra kjo e fundit u dërgua në spital.

Pas arrestimit të 51 vjeçarit u konfirmua se ishte nën ndikimin e alkoolit. Fati i 22 vjeçarit nuk dihet akoma./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat