VMRO-DPMNE paralajmëron reforma në media dhe në gjyqësor (VIDEO)

Maqedonia

VMRO-DPMNE paralajmëron reforma në media dhe në gjyqësor (VIDEO)

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 17:33
Vladimir Gjorçev

Në ditët e ardhshme VMRO-DPMNE do të ofrojë një paketë të reformave kyçe në gjyqësor dhe media, të rekomanduara nga Komisioni Evropian dhe Raporti i Priebe.

Këtë në konferencën e sotme për shtyp e tha deputeti Vladimir Gjorçev – anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

Ai njoftoi se opinioni do të informohet me kohë për të gjitha hapat e mëtejshëm, por vuri në dukje se vendimi “nuk do të presë dhe të lënë fatin e shtetit vetëm nga vullneti i mirë të Zoran Zaevit dhe strukturat e SOROS-it”.

“Maqedonia ka kapacitet dhe do të punojë për daljen nga situata aktuale. Sigurisht kjo dalje nuk është vazhdimi i manipulimit apo hipokrizisë që LSDM-ja po e demonstron çdo ditë. Qëllimi i LSDM-së dhe strukturave të Soros-it është e prolongimi dhe thelimi i destabilizmit, shkatërrimin dhe kriza”, tha Gjorgjev.
 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat