Merkel: Nëse mbyllet Brennero, Evropa shkatërrohet

Bota

Merkel: Nëse mbyllet Brennero, Evropa shkatërrohet

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 15:43
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi në Gustrow gjatë kongresit të CDU-s, se nëse mbyllet kalimi i Brennero-s (mes Italisë dhe Austrisë), Evropa do të shkatërrohet.

Merkel theksoi se “pak kohë më parë 50 000 persona ndodheshin në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Nëse ky fluks tani spostohet drejt Libisë dhe Italisë, nuk mund të thuhet thjesht le të mbyllim Brennero-n”.

“Nevojitet një solidaritet i arsyeshëm, edhe më shumë nga sa parashikohet, dhe të përforcohet bashkëpunimi me vendet që janë në kufij me zonat në krizë”, vazhdoi ajo.

“Me ndihmat në vend, ka më pak arsye për të ardhur në Evropë duke u vënë në duart e kontrabandistëve”, tha kancelarja gjermane.

Merkel kujtoi gjithashtu se “në fillim të vitit disa qindra persona janë mbytur gjatë arratisjes nëpërmjet detit”.

“Nuk mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur gjë dhe të themi se kontrabandistët mund të bëjnë gjithçka dhe ne thjesht të mbyllim kufijtë”, përfundoi ajo. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat