Ministria e Jashtme greke: Deklaratat e Ramës janë të papranueshme

Shqipëria

Ministria e Jashtme greke: Deklaratat e Ramës janë të papranueshme

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 14:13
Edi Rama

Ministria e Punëve të Jashtme greke ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra dje nga kryeministri Edi Rama gjatë kongresit të PDIU-së, ku ai u shpreh se dy vendet po mundohen të heqin ligjin e luftës.

MPJ thekson se pala shqiptare nuk duhet të ngrejë çështje të cilat nuk janë ekzistente.

“Shqipëria duhet të kuptojë se kursi i saj evropian varet nga zbatimi pesë prioriteve. Shqipëria duhet të respektojë vendimet e gjykatave dhe të mos ngrejë çështje inekzistente. Kërkohet marrëdhënie e mirë mes vendeve fqinje, të respektohen faktet historike. Marrëdhënia e mirë mes fqinjëve garanton stabilitet në rajon”, thuhet në deklaratë.

Gjatë fjalimit të djeshëm Rama tha ndër të tjera se gara me mitet nuk i ka sjellë asnjë të mirë fqinjësisë së vendeve, dhe se kjo garë i përket së shkuarës pasi tanimë duhet një patriotizëm modern.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat