32 të vdekur në një sulm nga Boko Haram

Bota

32 të vdekur në një sulm nga Boko Haram

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 23:00
Boko Haram

30 trupa të Nigerit dhe dy ushtarë të Nigerisë kanë mbetur të vdekur pas luftimeve të ashpra me militantët e grupit Boko Haram, shkruan BBC.

Të premten në mbrëmje, një grup militantësh kanë sulmuar një lokacion ushtarak në jug-lindje të qytetit Bosso, në kufi me Nigerinë.

Një kundërsulm në mëngjesin e së shtunës ka mundësuar që forcat e qeverisë të rimarrin pozicionet e humbura, ka deklaruar ministria e mbrojtjes.

Ndërsa grupi Boko Haram nuk ka komentuar rreth deklaratës së kësaj ministrie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat