Në Gjakovë zgjedhet gjedhi më i mirë i vitit

Gjakova

Në Gjakovë zgjedhet gjedhi më i mirë i vitit

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 17:25
lopa e vitit

Është përmbyllur aktiviteti treditor për agrobiznes “Kosova 2016”, bashkëorganizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural dhe Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Gjakovës.

Pas sesioneve të mbajtura në lavërtari, furrtari dhe bletari, sot përmbyllja është bërë me zgjedhjen e gjedhit të vitit, epitet ky që i ka takuar gjedhit të racës ‘Hollshtain’, pronar i së cilit është Sadik Sadiku nga Dragashi.

Sadiku: U zgjedh lopa më e mirë

“Është zgjedhur më e mira, nuk kemi fjalë që të themi që jemi përzgjedhur si fermerë, është zgjedhur zgjedhur lopa më e mirë”, tha Sadiku.

Arsim Memaj nga Ministria e Bujqësisë, në këtë aktiviteti treditor për agrobiznes “Kosova 2016”, është shprehur se nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim është një udhërrëfyes për integrimin e Kosovës në Bashkësinë Evropiane, duke theksuarqë kjo delegon përgjegjësi për të gjithë. Ai tha se të gjithë janë përgjegjës në zhvillimin ekonomik të vendit dhe t ë ruajtjes së shëndetit të konsumatorit.

Memaj: Të gjithë jemi përgjegjës në zhvillimin ekonomik

“Nga ky rast them se të gjithë neve këtu jemi përgjegjës në zhvillimin ekonomik të vendit , por edhe në ruajtjen e shëndetit të konsumatorit, përgjegjësi këto të cilat, siç e thashë edhe në fillim, na tregojnë përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Vetë prezenca e juaj, e e të gjithë neve këtu që jemi, lë të kuptojmë që të gjithë neve e kemi kuptuar seriozisht këto dhe prezenca e juaj tregon përkushtimin që kemi për të marr këto përgjegjësi. Duke i uruar komunës së Gjakovës për punën dhe angazhimin që ka në mbajtjen e kësaj tradite, kam bindjen që në çështjen që po trajtohen brenda këtyre tre ditëve sa po zgjasin ditët e agro-biznesit, unë kam bindjen se jemi të gjithë dëshmitar se shkenca, fermeri, politika përmbahen bashkë”, ka thë në ai.

Me rastin e përmbylljes së këtij organizimi që ka zgjuar kërshërinë tek kultivuesit e sektorëve përkatës, Bekim Ermeni, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural, ndër tjerash ka theksuar se ky panair organizohet për të njëmbëdhjetën herë, dhe sipas tij, së pari ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e racës autoktone të gjedhit “Busha”, si dhe motivimin e fermerëve që të rrisin racat më cilësore, qofshin ato për majmëri, apo për prodhimin e qumështit.

Ermeni: Të gjitha idetë t’i bashkojmë që të avancojmë sektorin e bujqësisë

“Siç e dini Komuna e Gjakovës tradicionalisht organizon ditët e agro-biznesit Kosova 2016, në të cilat ditë po mundohemi që t’i involvojmë të gjithë akterët të cilët janë të ndërlidhur me sektorët e bujqësisë varësisht nga sektorët që përfaqësojnë në mënyrë qà « përmes këtyre dhe bashkimit të të gjitha ideve dhe mendimeve tuaja të vijmë te disa konkluzione të cilat përfundimisht do të ndihmojnë sektorët përkatës dhe sektorin e bujqësisë që të avancohet dhe të ecim tutje duke përcjell të gjitha trendet”, tha ai.

Ndërsa, eksperti i veterinës, Hajrip Mehmeti, tha se blegtoria është duke u avancuar.

Mehmeti: Sektori i blegtorisë duke u avancuar

“Më bëhet zemra mal kur i shoh dita e ditës që jemi duke u avancuar në aspektin e blegtorisë por edhe blegtoria është një hap me të cilin po mundohemi të hyjmë në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Përmes këtij panairi, fermerët shpërblehen për punën e tyre duke përzgjedhur fituesit e shtatë racave dhe shpërblimet për tre vendet e para nga të gjitha racat. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat