Reagon e Vetëvendosja për Çaushin: Serbia mbajti peng eshtrat e tij për 6 vite

Politika

Reagon e Vetëvendosja për Çaushin: Serbia mbajti peng eshtrat e tij për 6 vite

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 15:53

Aktivisti dhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së Sabri Novosellës për babin e Driton Çaushit, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në reagim e Krasniqit thuhet se Bardhyl Çaushi është rrëmbyer nga forcat serbe në vitin 1999, si profesor e akademik i shquar, si veprimtar shqiptar kundër okupimit serb e jugosllav.

“Bardhyl Çaushi është rrëmbyer nga forcat serbe në vitin 1999, si profesor e akademik i shquar, si veprimtar shqiptar kundër okupimit serb e jugosllav. Sot, eshtrat e tij prehen të qeta në vendlindjen e tij ne Gjakovë pasi që edhe ato ishin mbajtur peng nga Serbia për 6 vite. Sabri Novosella shpif kundër profesorit të ndjerë Çaushi, që ta godasë djalin e tij dhe sidomos Lëvizjen VETEVENDOSJE!. Në fakt, z. Novosella apo z.Maxhuni nuk e ka as me Bardhyl e as me Driton Çaushin.

Ai e ka me VETËVENDOSJE!-n. Sepse ai e urren Lëvizjen tonë dhe ka shkuar aq larg saqë i ka mbrojtur edhe mallrat e Serbisë në Kosovë kundër aksioneve të VETËVENDOSJE!-s. E sa për bëmat e z.Novosella në të kaluarën jemi njoftuar mirë e gjatë nga veprimtarët e shquar shqiptarë të shekullit të kaluar të cilët sot Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka në radhët e veta. Shumë pak njolla të ndritshme ka aty, dhe aq shumë hije të zeza.

Publikimi i akuzave shpifëse nga një njeri joserioz si z. Novosella, në portalet indeksonline e gazetaexpress, na e sqarojnë edhe më shumë që krejt ky është sulm i orkestruar ndaj VETËVENDOSJE!-s dhe ka synim ta njollosë padrejtësisht Lëvizjen që po fuqizohet”, thuhet në reagimin e Krasniqit./A.M.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat