S’ka Kosovë të zhvilluar, pa gratë në politikat vendimmarrëse

Politika

S’ka Kosovë të zhvilluar, pa gratë në politikat vendimmarrëse

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 14:18
Kadri Veseli ne Konventen e peste e Gruas Demokratike

Është mbajtur Konventa e pestë e Gruas Demokratike, në të cilën u fol për rolin e gruas në shoqëri, ku i pari i Partisë Demokratike të Kosovës ka theksuar se pa përfaqësimin e gruas në shoqëri nuk mund të ketë zhvillim të shtetit ligjor e as të zhvillimit ekonomik.

Grave të Kosovës në këtë konventë iu bë thirrje që të mos rrinë duar kryq dhe të jenë vendimmarrëse për jetën e tyre dhe të vendit.

Në këtë konventë, pas fjalimit të kryetares së gruas demokratike, Justina Shiroka, u prezantua edhe një dokumentar, ku është paraqitur puna edhe aktivitete e gruas.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se lufta kundër papunësisë do të jetë një betejë që do të angazhohen çdo ditë për ta përmirësuar. Ai tha se pas kësaj konvente të V do të mbajnë edhe samitin e grave përmes të cilës do të dalin me qëndrime të cilat kanë të bëjnë me projeksionin dhe vizionin politik të tyre, siç janë interesat e qytetarëve, atë forcimit të shtetit ligjor dhe zvogëlimin e papunësisë.

<b>Veseli: PDK nuk do të lejojë që pa dinjitet të humb lirinë dhe sakrificën e bërë</b>

“Asnjëherë nuk do të pranoj, veçanërisht Partia Demokratike e Kosovës me një bagazh të cilin e ka të jashtëzakonshëm që nga shtetformimi i Kosovës që sot pa dinjitet të humbim lirinë dhe sakrificën që e kemi bërë deri këtu. Ne do të arrijmë të fitojmë këtë betejë e cila do të jetë betejë e fokusuar, veçanërisht në luftën kundër varfërisë, forcimin e shtetit ligjor dhe në të njëjtën kohë do të sjellë edhe zhvillimin e hovshëm ekonomik... kemi shumë obligime të gjitha bashkërisht të punojmë çdo ditë të jetës sonë për interes të njerëzve tanë të cilët kanë shuam besim e veçanërisht në Partinë Demokratike të Kosovës , besoj që kemi me arrit”, tha Veseli.

Ai u bëri thirrje grave të Kosovës, që të mos qëndrojnë duar kryq de të marrin përgjegjësi, që të jenë vendimmarrëse për jetën e tyre, dhe të vendit.
<b>
Veseli: Mos rrini duar kryq, merrni përgjegjësi</b>

“Gjitha grave në Kosovë jeni 50 përqind e shoqërisë në Kosovë, mos qëndroni duar kryq merrni përgjegjësi dhe kërkoni me ngulm që të jetë jo vetëm zëri juaj por që të jetë qenia juaj vendimmarrja për jetën e juaj, jetën e fëmijëve tuaj, dhe vendit tuaj. Partia Demokratike e Kosovës do të iu jep hapësirë jo vetëm përfaqësimit formal, por përfaqësimit dinjitoz ..nuk mund të jetë Kosovë të zhvilluar, nuk mund të ketë modernizim të shoqërisë, dhe zhvillim ekonomik në këtë vend pa pas involvim të fuqishëm të gruas në politikat vendimmarrëse”, theksoi Veseli.

Në politikë nuk mund të merret, përtej asaj që ofrohet, kështu u shpreh kryetarja e gruas demokratike, Justina Shiroka, në konventën e pestë të gruas demokratike.

Shiroka tha se duhet të rritet pjesëmarrje e gruas në procesin zgjedhor, që pastaj ajo gjendje të reflektoj edhe në ndryshime.
<b>
Shiroka:Duhet të rrisim përqindjen e pjesëmarrjes së gruas në procese zgjedhore</b>

“Në politikë nuk mund të marrim përtej asaj që afron politika. Ne duhet të rrisim përqindjen e pjesëmarrjes së gruas në procesin zgjedhor që më pastaj ajo gjendje të reflektoj në ndryshime, në përfaqësimin e saj në vullnetin edhe nga vetë institucionet. Gruaja demokratike këtë synim mundohet ta arrijë duke punuar dhe hapur për të gjitha ato gratë të cilat potencialin krijues të tyre e shndërrojnë në vizion dhe të bashkuar bëhen pjesë e vizionit të përbashkët. Energjia e bashkimit përmes veprimtarive shkon përtej egos...ajo siguron arritje te qëllimi final nga i cili fitues dalim vetë ne gratë. Duke punuar ndërtojmë dhe e nderojmë Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Shiroka.

Fjalë rasti pati edhe nënkryetarja e grupit të gruas demokratike, Flora Brovina, e cila tha se gratë demokratike, ishin pjesë e Pavarësisë së Kosovës dhe ndërtimit të atdheut. Ajo ka shtuar se PDK është parti lidere e cila në kuadër të saj zhvilloi demokracinë e brendshme duke i dhënë hapësirë gruas.
<b>
Brovina: PDK zhvilloi demokracinë e brendshme duke i dhënë hapësirë gruas</b>

“Gratë demokratike, pjesë e Pavarësisë së Kosovës dhe ndërtimit të atdheut. Partia Demokratike e Kosovës e pa rolin strategjik të gruas dhe i përkushtoj vëmendje zhvillimit të gruas demokratike. Ne sot festojmë takimin e pestë të sukseseve të gruas pasi që jemi parti lidere e cila në kuadër të vetë zhvillojë progresin, zhvillojë demokracinë e brendshme duke i dhënë hapësire gruas sepse e pa se ajo ka vullnetin, ka dijen, ka qëllimin dhe synimi që të zhvilloj një shoqëri demokratike me pjesëmarrjen e saj. Sukseset tona numërohen edhe në legjislacioni dhe kontributin që të ndërtojmë infrastrukturën e cila siguron barazi gjinore në institucionet tona në legjislacionin e cila garanton të drejtat e njeriut, në radhë të parë të gruas, të fëmijës dhe të qytetarit”ka theksuar Brovina.

Brovina gjithashtu tha se gratë janë zëri i fuqishëm dhe mbetën kundër diskriminimit në shoqëri dhe se do të luftojnë për barazi gjinore.

Grupi i gruas demokratike, gjatë kësaj ditës së sotme, në këtë konventë kanë vazhduar me punimet e saj, caktimin i procesmbajtësve, verifikuesve të procesverbalit, dhe komisionit verifikues. Miratimi i rregullores së punës së GD, miratimi i rendit të ditës, zgjedhja e kryesisë së punës, raporti i punës.

<b>Konventa e Gruas së PDK-së </b>

Mbahet Konventa e pestë e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës.

Në punimet e kësaj Konvente do të merr pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat