Sfidon Behrami: Gol Shqipërisë? Sigurisht që do të festoj!

Futboll

Sfidon Behrami: Gol Shqipërisë? Sigurisht që do të festoj!

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 14:11
Behrami

Valon Behrami sfidon Shqipërinë përpara sfidës së 11 qershorit në Evropian. Në një intervistë për “The Guardian”, 31-vjeçari premton se do të festojë në rast se i shënon Shqipërisë dhe shpjegon se nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja e Zvicrës për të shkuar tek Kosova.

“Unë jam shumë i lumtur që do të përfaqësoj Zvicrën dhe ngjyrat e këtij flamuri në Europian. Do të luftoj për këtë vend, i cili i ka dhënë gjithçka familjes time. Shpresoj të bëjmë një Europian sa më të mirë dhe të shkojmë larg”, tha 31-vjeçari, përcjell “Albeu.com”. Festë ndaj Shqipërisë- Behrami është i bindur për festë ndaj Shqipërisë. Madje, ai thotë se do të festojë në rast se i shënon portierit Etrit Berisha.

“Festimi i një goli është pjesë e ndeshjes. Nëse do t’i shënoja Shqipërisë sigurisht që do të festoja. Për këtë nuk ka dyshime, sepse unë sa herë shënoj dua të festoj. Unë e dua shumë futbollin dhe kjo lojë është kënaqësi”, tha ai.

Për momentin, mesfushori me origjinë nga Mitrovica ka thënë se nuk ka ndërmend të ndryshojë kombëtare.

“Unë e kam vendosur që do të luaj vetëm për një ekip kombëtar gjatë gjithë karrierës time”, tha Behrami duke dhënë një mesazh të qartë për Kosovën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat