Pas 7 vjedhjeve tentoi të grabiste edhe gruan e nëndrejtorit të Policisë, biondja në burg

Kronikë e zezë

Pas 7 vjedhjeve tentoi të grabiste edhe gruan e nëndrejtorit të Policisë, biondja në burg

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 16:25
Ilustrim

Kishte realizuar më shumë se 7 vjedhje, duke rrëmbyer çanta dhe sende të tjera personale në dyqane të ndryshme veshjesh, teksa klientët provonin ato që dëshironin të blinin.

Por, në tentativën e tetë, dështoi pasi zgjodhi personin e gabuar për t’i vjedhur çantën.

Zgjedhja ishte bashkëshortja e nëndrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa.
Dhe ky i fundit nuk mund të toleronte që edhe bashkëshortja e tij të binte pre e vjedhjeve, duke e arrestuar vetë personalisht bionden Rosalinda Konomi, e cila aktualisht ndodhet e arrestuar ne pritje te gjykimit për akuzën e vjedhjes së pasurisë të konsumuar më shumë se një herë.

Madje edhe raportin për arrestimin në flagrancë e ka përpiluar vetë nëndrejtori Cipa me shkrim dore duke shpjeguar edhe rrethanat se si mori dijeni nga bashkëshortja e tij dhe deri tek identifikimi nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe arrestimin e bërë personalisht nga ai.

Ndërhyrja e numrit dy të Policisë e Shtetit për arrestimin e Konomit, zbuloi edhe rastet e tjera të vjedhjeve të bëra nga e pandehura në fjalë, e cila ruante momentet, kur gratë dhe vajzat futeshin në dhomat e provës, për t’i vjedhur çantat apo sende të tjera.

Këtë të enjte, gjykata kishte parashikuar nisjen e gjykimit ndaj Rosalinda Konomit, por as kjo e fundit dhe as avokati nuk u parqitën, duke bërë që seanca të dështojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat