Mesazhi prekës i Spears për djemtë e saj

Mediale Vip

Mesazhi prekës i Spears për djemtë e saj

Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:01

Britney Spears ka shkruar një letër tepër prekëse për djemtë e saj disa ditë para Ditës së Nënës në Amerikë, e cila është më 8 maj.

Këngëtarja i ka shkruar një letër djemve Sean Preston 10-vjeç dhe Jayden James 9-vjeç si pjesë e “Letters From Mom” për revistën “Time”.

“Jayden dhe Preston, ju jeni kryevepra ime”, shkruan Britney. “Që nga dita që pash sytë tuaj të çmuar, besova në mrekullitë e botës. Zoti më ka dhuruar një dhuratë të mrekullueshme, duke zbuluar bukurinë e botës tuaj çdo ditë. Lutem si nënë që forca dhe pasioni të jenë shoqëruesit tuaj në betejat që do të përballeni. Shumicën e betejave do ta fitoni me forcën tuaj. Lutem që të realizoni ëndrrat tuaja.

Zoti gjithmonë vjen pranë nesh duke na pëshpëritur diçka të vogël. Lutem që ju gjithmonë ta kuptoni pëshpërimën e tij dhe të kuptoni zërin që fshihet brenda jush. Gjithmonë besoni në veten tuaj dhe mos harroni se çdo gjë është e mundur.

Shpresoj të mësoni si t’i luteni Zotit në momentin që ndiheni vetëm dhe të kuptoni që ju kurrë nuk jeni vetëm, Ai është gjithmonë aty me ju. Lutem që buzëqeshja dhe dashuria t’ju shoqërojë në çdo hap të jetës”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat