Sonte finalja Miss Ballkani, bukuroshja shqiptare: Serbi ma qepi fustanin kuqezi!

Mediale Vip

Sonte finalja Miss Ballkani, bukuroshja shqiptare: Serbi ma qepi fustanin kuqezi!

Më: 5 maj 2016 Në ora: 19:22

Sonte në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc mbahet finalja Miss Ballkani-2016 nen Organizimin e Agjencisë “Kiki Models” të drejtuar nga Kreshnik Husaj. Në këtë eveniment kulturor-bukurie do të konkurrojnë 20 vajza bukuroshe nga mbare Ballkani. Në mesin e tyre edhe dy bukuroshe shqiptare do te prezantohet me bukurinë dhe sharmin e tyre. Njëra nga Durrësi e tjetra nga Janina e Greqisë njofton “Presheva”

Në ketë eveniment kulturor-bukurie do te konkurrojnë 20 vajza bukuroshe nga mbare Ballkani. Pos bukurisë shqiptare, në Bujanocë janë radhitur edhe vajzat e bukur plote sharmë edhe nga Greqia, Kroacia,. Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi etj. Në mesin e këtyre bukurosheve gazeta ka zhvilluar një bisedë blic me Miss-in nga Mal i Zi Kristina Vukovic. U ndamë me të duke i uruar suksese, kurse Kristina në shenjë respekti na e dha një përshëndetje speciale për shqiptaret e Luginës së Preshevës me duart ne shenjë shqiponje simbolin tonë kombëtare me fjalët “Ju dua!..”

Shqiptare nga Janina në Bujanoc me sharmë e bukuri si rrezja e diellit e “djeg” Serbinë!..

Ka pak kohë që në Shqipëri kishte sjellur kurorën e “Miss Ballkanit”. 23-vjeçarja nga Elbasani e cila na rrëfen se modelingu nuk ka qenë asnjëherë prioritet për të, edhe pse nga kompeticionet ku ajo ka marrë pjesë është kthyer me çmimet e para.
Se si ndjehet ajo pasi ajo kishte marrur kurorën e “Miss Ballkanit” ? ajo është përgjigjur se “Është pak të thuash se ndjehem shumë e lumtur dhe krenare. “Miss Ballkani” ishte një nga eksperiencat më të veçanta që kisha provuar në jetë. Dua të theksoj se ishte hera e parë që Shqipëria merrte pjesë në këtë kompeticion dhe ndodhi që unë ta merrja këtë çmim.

Të gjitha vajzat ishin shumë të bukura, pasi femrat ballkanase shquhen për pamjen e tyre të përzier me tipare lindore dhe perëndimore. U ndjeva padyshim e privilegjuar që më vlerësuan mua me kurorën e më të bukurës në Ballkan.

Madje, stilisti Dado Jovanovic, një ndër më të mirët në Serbi, ka stiluar një fustan enkas për mua kuq e zi. Më ka thënë që kur të shkoj në Serbi të pres nga flamuri edhe shqiponjën që t’ia mbivendosë fustanit tim..”

Mbrëmja finale e cila do të mbahet sonte (me 5 maj -e enjte) prezantohet edhe shqiptarja tjetër nga Durrësi Arlinda Tahiraj. Pra Arlinda është vajza e cila do të ngrejë flamurin shqiptar ne Bujanoc me 5 maj.

“Jam tejet e kënaqur dhe krenare qe po prezantoj bukurinë shqiptare ne Bujanoc. Kam marrë pjese ne disa evenimente modelimi dhe për zgjedhje te miss-eve. Por ne Bujanoc po shkoj me dy gëzime, një për të konkurruar dhe dy te vizitoj atë pjese të tokave tona, Kosovën Lindore..” ka thëne sot kandidatja shqiptare Arlinda Tahiraj për Miss Ballkani-2016.

Arlinda Tahiraj ka vetëm 18 vjeç. Është “multikombëtare” meqë asaj i rrah zemra për Kosovën dhe Shqipërinë. Është e lindur ne Krume, Has. Ndërsa sot jeton ne Sukth, Durrës. Arlinda është nxënëse e shkollës së Mesme -Maturante.

Ne dhjetor te 2015 ka nisur te merr pjese me modelim dhe me aktivitete te misse-ve e cila ka fituar: Në Shkodër Miss Shoqeria. Në Prizren Futur Fashion Faces World. Në Ferizaj Miss Beauty 2016. Në Prishtinë Miss Albania 2016.

Ajo po ashtu edhe jashtë vendit ka shkëlqyer e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Antalya..në gara botërore. Dhe me 5 maj do te gjendet ne Serbi, pikërisht ne Bujanoc për të përfaqësuar bukurinë Shqiptare ne gara ballkanike. Hobi i saj është: Modeligu dhe leximi.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat