Ja kujt i kërkon Luana puthje (Foto)

Mediale Vip

Ja kujt i kërkon Luana puthje (Foto)

Më: 5 maj 2016 Në ora: 18:44

Genti, lypësi i '24 orë nga jeta e një lypësi' në "E Diela Shqiptare", duket se i është kthyer rrugës përsëri.
Edhe pse në sajë të rubrikës së realizuar nga Ardit Gjebrea ai arriti të punësohej, fotot e fundit e tregojnë atë duke larë përsëri makinat, punë të cilën e ka bërë që kur ishte një fëmijë, shkruan revista Anabel. Ka qenë Luana Vjollca ajo që e ka publikuar këtë moment në rrjetin Snapchat, ku ka postuar një video ku duket Genti nga dritarja e makinës. 'A do të më puthësh tani?', e pyet Luana duke qeshur, ndërsa Genti qesh dhe i jep një puthje në faqe. Në duart e tij dallohet shishja me ujë që përdoret për të larë xhamat e makinave. Gjatë '24 orë nga jeta e...', Genti u shpreh se nuk i pëlqente ta ndryshonte punën që bënte, pasi, siç tha ai, 'në punë të zakonshme paguhesh 1 herë në muaj, ndërsa kështu çdo ditë'. Më tej, shtoi se kështu ishte mësuar të jetonte, dhe nuk do t'i vinte keq nëse do të vazhdonte këtë punë edhe në të ardhmen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat