Reperi 50 Cent u tall me autikun, shqiptari më i urryer në SHBA bën bamirësin

Mediale Vip

Reperi 50 Cent u tall me autikun, shqiptari më i urryer në SHBA bën bamirësin

Më: 5 maj 2016 Në ora: 17:34

Martin Shkreli ka dhuruar 10,000 dollarë për fëmijët autikë, menjëherë pas skandalit të reperit "50 Cent".
Reperi ka publikuar një video në rrjete sociale ku shfaqet duke u tallur me një punonjës në aeroport, i cili siç u mësua më vonë nga një deklaratë e njerkut të tij, vuan nga autizmi dhe sindroma Aspereger.

Familja e Andrew Farrell hodhi në gjyq këngëtarin dhe kanë kërkuar 10,000 dollarë dëmshpërblim, por deri tani kanë marrë vetëm keqardhjen dhe një kërkesë për falje.

Burime për TMZ thonë se Shkreli u lidh shumë emocionalisht me këtë histori, pasi ai ka miq të ngushtë dhe një pjesëtar të familjes që vuajnë nga kjo sëmundje.

Shkreli rrëfeu se kompanitë e tij janë duke punuar për të zhvilluar mjekime të reja, shumë të nevojshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Avokati i familjes Farrell tha se Shkreli u ofrua të dhuronte paratë ‘në dorë’, por ata vendosën të krijojnë një fushatë ‘GoFundMe’, në të cilën Shkreli i fton të gjithë të kontribuojnë.

Një sjellje e tillë sidoqoftë nuk e ndihmon Shkrelin me çështjen e tij gjyqësore, ku ai ende po përballet me disa akuza.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat