Beyonce e Jay Z në pritje të fëmijës së dytë

Mediale Vip

Beyonce e Jay Z në pritje të fëmijës së dytë

Më: 5 maj 2016 Në ora: 09:40

Ndonëse ka më shumë se një javë që po përflitet për tradhtinë që Jay Z i ka bërë Beyonce, tashmë ka thashetheme që ata janë në pritje të fëmijës së dytë.

Nuk është sekret që Benyonce gjithmonë ka dashur të ketë një familje të madhe. E si duket tani dëshira e saj do të realizohet – e kjo gjë sipas revistës Life & Style po bëhet për ta shpëtuar martesën.

Sipas këtij burimi fëmija numër dy është pikërisht ajo për të cilën janë lutur çifti që të ndodhte prej kohësh.

“Ajo po pres që ta zyrtarizojë kur të bëhet tre muaj shtatzënë, por Beyonce dhe Jay Z janë shumë të lumtur”.

“Bey dhe Jay ndiejnë që ky fëmijë do t’i sjellë martesës së tyre një kuptim të ri”, ka thënë ky burim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat