Mediat kroate: Era Istrefi i ngriti në këmbë serbët, e më pas arriti famën botërore

Mediale Vip

Mediat kroate: Era Istrefi i ngriti në këmbë serbët, e më pas arriti famën botërore

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:55

Shumë media botërore kanë zgjedhur që të shkruajnë për këngëtaren Era Istrefi. Ndërsa përditshmja kroate Dnevnik, ka realizuar sot një storie rreth zhvillimeve të karrierës së këngëtares qw ka pushtuar gjithë botën me krijmin e këngës "Bonbon".

Kjo e përditshme i është referuar këngëtares Era, si femra shqiptare nga Kosova apo ylli i ri botërorë që po rreshtohet e para në çdo top listë të muzikës. Ndër të tjerash duke theksuar se Era, është si një atraksion i ri turistik që ka provokuar gjithë rajonin duke pushtuar botën brenda natës.

Duke regjistruar këngën “Bonbon”, Era e ka ditur se kjo këngë do të bëhet një hit në mbarë botën. “Mezi kam pritur që bota të dëgjojë këngët e mia, por unë nuk kam pritur se do të ishte kënga Bonbon, sidomos pasi kjo këngë këndohet në gjuhë shqip”, ka cituar Erën kjo e pëditshme.

Kjo këngë është dëgjuar 8 milionë herë në Spotify, dhe ajo ka lidhur një kontratë me “Sony Ultra Records”, teksa kënga Bonbon është në kanalin youtube dhe është klikuar mbi 32 milionë herë, vetëm një muaj pasi kjo shqiptare nga kOosva ka publikuar këtë këngë, vazhdon Dnevnik.

Kjo kënëgëtare e re pas takimit me themeluesit e Ultra Music, Patrick Moxey, është komentuar edhe nga Lazer Major, për zërin e saj si një përzierej në mes Rihannas dhe këngëtares Sia, apo quajtur ndryshe si Rihanna ballkanike.

Ndërsa Era është komentuar edhe për realizimin e videoklipit të saj në një Kishë Ortodokse Serbe në Kosovë, duke cekur se ky realizim ka shfaqur shumë komentime edhe nga mediat serbe teksa këtë realizim e ka komentuar shumë shkurtë duke thënë “Jetoni ëndrrën tuaj”, kështu duke vazhduar krijimin e saj të karrierës ndërkombëtare.

Kjo e përditshme ka shkruar për këngëtaren Era, duke theksuar disa nga sukseset e saj e kështu duke besuar se ajo është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare ndër më të kërkuarat e momentit nëpër botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat