E mërzitur tepër nga mosflutumi i avionit (Foto)

Mediale Vip

E mërzitur tepër nga mosflutumi i avionit (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 4 maj 2016 Në ora: 15:05

Ajo është një Topmodele e njohur në Gjermani dhe në Evropë dhe kishte ardhur në Kosovë së bashku me një kompani video-produksioni për disa marrëveshje dhe kontrata, por duke u kthyer për në Gjermani nuk ju eci mirë.

E kemi fjalën për shqiptaren Diellza Jerliu, e cila për gazetën “Bota sot” na rrëfen ankthin e pritjes të shumë orëve në avion në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa ballë tyre një tjetër aeroplan ndërsa zbriste kishte dalë nga pista shumë keq.

Por çfarë ndodhi me modelen dhe afër 500 pasagjerëve të tjerë? Ndiqni rrëfimin e saj për gazetën tonë!

“Bota sot”: Si je Diellza, je mërzitur për pritjen, na trego se çfarë kishte ndodhur?

- Mirë mirë, po e mërzitur tepër, Por s’kemi çka të bëjmë. Ne ishim në aeroplan, kur një tjetër aeroplan që vinte nga turqia po zbriste, dhe tani nuk u ndal me rregull dhe doli nga pista.

“Bota sot”: Çfarë ndodhi konkretisht, areoplani juaj nuk ishte nisur ndërkohë?
- Jo jo, ende nuk ishte nisur

“Bota sot”: Dhe avioni doli nga pista dhe i juaji nuk u nis, apo u përplas me atë tjetrin?
-Jo! E kishim fluturimin në orën 19:15 e një minut para se u nisëm, e pa një pasegjer tjetër që nuk është në rregull me avionin që po ulej dhe doli nga vija. E ne kemi mbetur gati 3-4 orë në aeroplanin tonë, pa u nis edhe nuk na linin të dilnim e asgjë nuk na jepnin arsyen pse? Po shumë keq ishin fëmijët e vegjël që vetëm qanin, ndërsa pas 4 orëve na thanë të zbrisnin e kemi mbet më shumë se 3 orë në Terminal pa na dhënë shpjegim e pas këtyre orëve na thënë sërish që të kontrollonim pashaportat. Dhe sërish shumë ore drri në orën 1 gati hypën në aeroplan dhe na lajmëroi kapeteni se duhet të durojmë sepse edhe ai nuk e dinte se çfarë po ndodh, dhe po mundohen të heqin avionin që kishte rënë keq dhe dalë nga rruga dhe kërkuan falje se deri në orën 2 kanë të drejtë me fluturu, dhe mbetem deri në orën 3 të mengjësit dhe zbritëm sërish në Terminal, dhe askush nuk na lajëmronte se çfarë po ndodh, pasi aty me ne kishte gra dhe fëmijë por edhe të huaj,por askush nuk merrte një informacion dhe nisën duke biseduar dhe acaruar me disa punëtorë aty dhe në fund marrin një lajëmrim se duhet me shku në një hotel e na dërguan në orën 4 në një hotel dhe na kanë thënë se në orën 11:00 (Të së martës) do të vijnë tju marrim, por sërish asgjë s’ka ende fluturim sepse arsyeja është se avioni i rrëzuar nuk është hequr ende nga aty.

“Bota sot”: Me cilën kompani po niseshit ju?
-Me Air Prishtina i kishim biletat dhe me Germany fluturimin.

“Bota sot”: Kishte personazhë të tjerë të njohur aty? Psh artistë?
-Jo s’ka pasur të tjerë, por kompania që kishin ardhur me mua këtu me bë disa kontrata të mëdha, por na kanë prishur shumë punë, pasi unë do të udhëtoj në mëngjes herët për në Itali, të mërkurën se di a po e mbërrij, edhe kjo kompnia me mua ka pasur takime me shumë të tjerë dhe e kanë anulluar duke humbur shumë, madje në këtë vend ku jemi as internet nuk ka mirë që të mund të përdorim për më shumë kontakte laptopin. Katastrofë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat