Portreti i këngëtarit, instrumentistit me karrierë të pasur artistike, Shqiperi dhe Europë, tani në SHBA

Mediale Vip

Portreti i këngëtarit, instrumentistit me karrierë të pasur artistike, Shqiperi dhe Europë, tani në SHBA

Nga: Beqir SINA, New York Më: 4 maj 2016 Në ora: 07:24

NEW YORK : Këngëtari i mirënjohur - dhe një prej atyre më të adhuruarit në komunitetin shqiptarë, në Amerikë, Edomond Nikolla, nga Lezha, shtroi para vetes një detyrë me të vërtetë madhështore: ai vendosi të vijë e të këndojë për shqiptarët e Amerikës, mbas një suksesi të madh në Shqipëri, ku ai lindi këngëtar, dhe një veprimtarie 15 vjeçare në Zvicër(Europë).

Mirëpo, tashmë, që prej dy vitesh, ai udhëton pa u lodhur, duke u bërë pjesë e komunitetit të artistëve shqiptarë në SHBA: pjesë e aktiviteteve, koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, dasmave dhe gazemendeve të tjera, familjare, së bashku me këngëtarët dhe muzikanët e eletitës në diasporë, të cilët dallohen në këtë komunitetet dhe i kanë shërbyr këtij komuniteti me dekada.

Ai, megjithëse, ka një periudhë prej 2 vitesh në komunitetin shqiptarë, në SHBA, deri më sot ka realizuar shumë evenimente të ndryshme mbrëmje festive, ceremoni private dhe koncerte, duke kënduar për shqiptarët e Amerikës, dhe u bërë kështu nga më të kërkuarit, në mesin e këngëtarve të komunitetit.

“Dashamirësit e muzikës janë ata që më japin energji dhe nxitje për karrierën time muzikore, edhe më mbushin me jetë, duke më shtuar gëzimin e tim. Vërtet ne shqiptarët, jemi vatër talentësh, po përmendi se ne në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, e diasporë, kemi shumë këngëtar dhe muzikant të sukseshëm, që këtu në diasporë,(SHBA) më duket se kemi gjetur forcë, mençuri dhe shpirt racional, tipik me traditë të njohur në trojet, tona, aty ku lindë dhe kultivohet me shekuj - muzika dhe kënga jonë e pastër shqiptare. Edhe, unë ashtu si në Shqipëri, e më pas me shqiptarët e Zvicres, tani në Amerikë, po mundohem të sjellë risi në muzikën e bukur dhe të dashur shqiptare, pra muzikën popullore dhe folklorike, që pëlqehet sidomos kaq shumë edhe nga shqiptarët e Amerikës, e diasporës shqiptare kudo”- ka thënë ndër të tjera këngëtari nga Lezha në Amerikë, Edomond Nikolla .

Ai është lindur në Lezhë, dhe, ka studiuar në violinë në liceun “Prenk Jakova” ne Shkodër. Më pas Edmondi, ka vazhduar studimet për fizarmonikë në liceun”Jordan Misja” në Tiranë.

Edmondi, vjen nga një familje muzikantësh, pasi babai i tij, i ndjeri Mark Nikolla “Artist Popullor, i skenës” ka qenë dhe do mbetet instrumentist dhe këngëtar i mirënjohur i koncerteve dhe festivaleve folklorike, brenda e jashtë vendit.

Që nga mosha 6-vjeçare, ai ndoqi pasionin dhe dëshirën e madhe të babit, me muzikën. Profesioni i tij aktual, është muzikant dhe këngëtar në komunitetin shqiptarë.

Edmond Nikolla, është një emër i ri - në eltitën e këngëtarve të komunitetit shqiptarë në Amerikë, por, jo i tillë në muzikë. Fryma, që ai përcjell me këngët e tij, dhe mënyra se si ai prezantohet tek shqiptarët e Amerikës, janë kënaqësia që i ka sjell publikut, këtu, duke e bërë, atë, tashmë të jet nga ata më të kërkuarit,e komunitetit shqiptarë të Amerikës.

Aty, ku ai tashmë, po preformon me këngët e tij, në koncerte festive, veprimtari e gëzime familjare, por, edhe në aktivitetet e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, ku ai këndon për të, dhe është pjesë me Grupin e Rozafatit , tregon se ai ka lindur këngëtar, e ka muzikën në gjak, dhe, se e do muzikën ashtu si e do edhe jetën e tij.

Nga mënyra se si ai flet kur takohesh me Edmondin, mëson nga thejshtësia e çiltërsia e tij, prej një këngëtari, të lindur, se muzika, është gjithçka për të, siç është gjithëçka për jetën e një këngëtari, e cila fillon prej nga profesioni, familja dhe gjithëçka, që sillet për rreth tij.

“Kënga, ka lindur bashkë me mua, pasi vijë nga një familje muzikanësh,” ka thënë ai në një intervistë, teksa prezantonte vetveten. Babai im, shtonë ai, Mark Nikolla, “Artisti popullor i skenës”, ka qenë dhe do të mebetet istrumentistë dhe këngëtar i mirënjohur i koncerteve dhe festivaleve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Edhe, unë, që nga mosha 6 vjeçare, ndoqa pasionin tim dhe dhe dëshirën e babait tim( i cili nuk jeton më), muzikën”. Pas mbarimit të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, tregonë Edmond Nikolla, mora pjesë në koncerte të ndryshme në RTSH, në Stamboll, me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore në Tirane, Itali, Gjermani,Kosovë ,Mal të Zi, Maqedoni, si dhe në shumë evenimente të ndryshme në qytetin e lindjes, Lezhë.

Ndërkohë, simbas tij në datën 3 shkurt të këtij, viti, ai ka realizuar Koncertin Recital me një sukses të jashtëzakonshëm në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” Lezhë.

Performanca artistike prej 15 vitesh në Zvicër, deri në SHBA.

“Por, tani jam shumë i kënaqur, që po preformojë live këtu në Shtetet e Bashkuara, New York, New Jersey dhe Connecticut, Arizona,Florida,Houston etj, për komunitetin e mrekulleshem shqiptar, si muzkant dhe këngëtar” na thotë këngëtari Edmond Nikolla.

“Familja ime përbëhet nga nëna, dhe 2 vëllezër që, jetojnë në SHBA, nusen dhe 2 djem që me japin jete.

Tek fëmijët e mi, unë gjej kuptimin e gjithçkaje” ka thënë këngëtari Edmond Nikolla.

Pas shumë aktivitetesh të pasura artistitik dhe kulturore, në mesin e shqiptarëve të Zvicrës, Italisë, Gjermanisë, Kosovës, Mali i zi, Maqedoni, Edmond Nikolla nga Europa, erdhi ne Amerikë, ku ai ka pas shumë sukses.

Këtu në SHBA. ai ka bashkëpunuar me shumë këngëtar dhe muzikant në mënyrë mjaft aktive, duke marrë pjesë në mbrëmje festive koncerte, dhe dasama e gazmende, të cilat janë bërë një gëzim më shumë, për komunitetin shqiptarë, por edhe për gëzimet familjare.

Ç’ka, do të dukej, në vështrim të parë, se çdo gjë shkon mbarë e mirë në jetën e tij dhe se ai është një Artist mëse i suksesshëm dhe i preferuar nga publiku.

“Që, kur nisa të këndojë, në Shqipëri, tha ai, dhe vendi im doli nga ai izolimi totalitar, që e kishte mbajtur regjimi komunist, Shqipërinë, për afro gjysmë shekulli , ëndërroja të këndoja dhe të bëja muzikë, në këtë vend të madh, të lirë dhe demokratik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të këndoja për komunitetin shqiptarë në SHBA” -thotë këngëtari i mirënjohur Edmond Nikolla.

Këngëtari, lezhian Edmon Nikolla, ka kontribuar disa herë në komunitetin katolik, të cilit ai i përket, si besimtar, aq sa Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare, në Amerikë, Dom Pjetër Popaj, e vlerëson mjaft lart talentin, dhe kontributin e tij, sidomos në aktivitetet e tij, aktivitetet kulturore e artistike të kësaj Kishe.

Tashmë, që prej 2 vjetësh, këngëtari dhe instrumentisti Edmond Nikolla, merr pjesë pothuajse në çdo mbrëmje festive, veprimtari të komunitetit, me grupe e tjera të këngëve dhe valleve, paraprakisht, është “futur” në listën e këngëtarve dhe muzikanëve më të preferuar dhe më të kërkuar, të komunitetit shqiptarë të Amerikës.

Ndërsa, pritja që i bëhet atij, tani është gjithmonë shumë e ngrohtë!

Edmond Nikolla, është mëse i bindur se këtu në Amerikë, komuniteti shqiptarë me festimin e shënimin e disa nga ngjarjet më të rëndësishme, më të spikatura, të cilat janë më mbresëlënëse në jetën kulturore të Shqiptarëve të Amerikës, por edhe të tij, pikërishtë, tani që ai është bërë pjesë e këtij komuniteti “pritja, që i bëhet atij është gjithmonë shumë e ngrohtë dhe shumë më e dashur !

” “Pas, preformimeve të mija të para, para shqiptarërve të Amerikës, thotë Edmondi, nuk e dija, nëse do të pritesha edhe në shfaqjet e tjera, po aq ngrohtë sa dhe të parat, nëse do të kisha kaq shumë duartroktije, po të tilla të bujshme nga ana e publikut dhe sallat e lokalet, që do të ishin të mbushura plot e përplot.

Por, kam parë se lokalet , po vazhdojnë të jenë të mbushura, dhe, si i themi ne shqiptarët “s’ke ku të hedhësh kokrrën e mollës”.

"Mbasi, sipas meje komuniteti shqiptarë, thotë ai, është i mrekullueshëm, dhe shumë artëdashës, me kulturë dhe me entuziazëm, i cili di të vlersojë dhe të çmojë muzikën, i përmalluar dhe i dashur për këngën, vallen dhe muzikën shqiptare”, na tha Edmond Nikolla.

Duke, shtuar se falë këngëtarve dhe muzikanëve të dalluar të komunitetit, nga ata të mëparshëm në Amerikë., edhe unë, tani, tha Nikolla, duke iu bashkur këtij komuniteti artistësh shqiptarë, po përpiqem, që të gjithë së bashku, të bëjmë sa më madhështore, sa më të gëzueshme, çdo veprimtari, apo mbrëmje festive ,dhe mbrëmje familjare, dhe të shkojmë atje ku kemi adhuruesit tanë, dhe falë këtij komunitetit tonë, i cili është vazhdimisht në rritje, dhe na pret ngrohtësisht.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat