Ngriti një dolli për suksesin e tij me një gotë shampanjë, trajneri fitimtar i Leicester City Claudio Ranieri, i cili u shoqërua nga një prej drejtueseve bukuroshe të klubit natën e kaluar, kur shkoi për t’i bërë një vizitë mamasë së tij në Itali.
Trajneri 64-vjeçar italian fluturoi për në vendlindjen e tij në Romë të dielën për nënën e tij Renata që mbushte 96 vjeç dhe rrugën e bëri me një avion Gulfstream G650 me vlerë 43 mln sterlina.
Drejtorja ekzekutive e klubit Supornthip Choungrangsee postoi një foto në Instagram gjatë natës e saj me Ranieri në avionin që i përket pronarit të klubit Khun Vichai Srivaddhanaprabha.